E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje viktima nga permbytjet

Ka shkruar në 7 numri i viktimave nga përmbytjet që kanë përfshire Spanjën jugore. Mes viktimave janë një grua e moshuar dhe një vajzë e vogël. Gruaja e moshur humbi jetën, kur ujërat e rrëmbyeshëm u futën në shtëpinë e saj në Alora, në veri të Malagës, raporton AFP. Dy të tjerë humbën jetën në Andaluzia, ndërsa tre të tjerë, perfshirë dhe një vajzë 10-vjeçare vdiqën në Mursia.
Fuqia e ujërave përmbysi makinat, mbylli rrugët, dëmtoi shtëpitë dhe qindra qytetarë janë të detyruar të largohen nga pronat dhe banesat e tyre. Zonat më të goditura janë krahinat e Malagas, Almerias dhe rajoni i Murcias.
Të paktën 600 njerëz evakuan nga shtëpitë e tyre në rajonin e Andalucia, i cili përmban Malagan dhe Almerian.
Agjensia Meteorologjike e Spanjës tha se gati 245 litra ujë për metër katror, kishte rënë vetëm të premten në mëngjes.
“Në provincën Malaga janë angazhuar të paktën 800 persona për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet. Shirat po drejtohen drejt zonave të Garanadas dhe Almerias”.
Megjithatë shirat e rrëmbyeshëm të shoqëruara me vetëtima parashikohen të vazhdojnë edhe në jug të vendit gjatë fundjavës. Shirat pasojnë thatësirën, që vazhdoi për muaj të tërë dhe temperatuarat e larta, që përfshinë krejt Spanjën, të shoqëruara me zjarre masive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›