Rugova e Haxhijaj në balotazh, konfirmon KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli sot rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Istogut. Haki Rugova i LDK-së ka fituar 49.34 për qind të votave, të pamjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.
Ai do të garojë në balotazh me Shasivar Haxhijajn e PDK-së, i cili ka fituar 21.81 për qind të votave.
Në mbledhjen e sotme, Burim Ahmetaj, koordinator i Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) e informoi KQZ-në me rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të zhvilluara këtë të diel në Istog.
“Pas numërimit të votave të rregullta dhe me kusht, në praninë e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë dhe të mediave, QNR ka evidentuar 3 9307 votues të regjistruar. Nga procesi i votimit, janë pranuar 14 896 fletëvotime të vlefshme, të pavlefshme 98 fletëvotime dhe të zbrazëta 7 fletëvotime”, thuhet në një komunikatë të KQZ-së.
Fletëvotime me kusht, kanë qenë 213. Pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote në votime ka qenë në 38.17 për qind.
Sipas rezultateve zyrtare, Haki Rugova (LDK) ka fituar 7 349 vota ose 49.34 për qind; Shasivar Haxhijaj (PDK) ka fituar 3 249 vota ose 21,81 për qind; Muhamet Shatri (AAK) ka fituar 3 207 vota ose 21,53 për qind; Rifat Osmanaj (LDD) ka fituar 585 vota, ose 3,93 për qind dhe Ismet Mulaj (AKR) ka fituar 506 vota ose 3,4 për qind.
Në mbledhjen që është kryesuar nga kryetari Abdylhadi Krasniqi, janë aprovuar edhe emrat e gjashtë anëtarëve për Komisionin Komunal Zgjedhor të Parteshit.