Atletiko e Madridit shkarkon trajnerin Abel Resino
Lajmi është bërë i ditur dje në faqen zyrtare të klubit madrilen, menjëherë pas humbjes së thellë 0-4 përballë Çelsit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Si pasardhës të tij në stolin e Atletikos përfliten Mikael Laudrup, Luis Arragones, Kuikue Sançez Flores dhe Bernd Shuster.
Pas shtatë javësh në kampionatin spanjoll, Atletiko e Madridit renditet e 15-ta me vetëm 6 pikë. Ndërkohë që në Ligën e Kampionëve skuadra madrilene ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshje.
Pas shtatë javësh në kampionatin spanjoll, Atletiko e Madridit renditet e 15-ta me vetëm 6 pikë. Ndërkohë që në Ligën e Kampionëve skuadra madrilene ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshje.