Power Power Power

David Carson (USA) që në botë njihet për përdorim eksperimental te tipografisë në dizajn dhe influencë të jashtëzakonshme në dizajnin grafik të 90-ve, nuk ka shkelur në këto anë që nga viti 1998, kur po punonte në një projekt të vocërr për Përtëritjen e bashkëpunimit kulturor mes kosovarëve, boshnjakëve dhe serbëve.
I njohur poashtu si njëri nga ligjëruesit më të shpeshtë për dizajnin dhe fuchinë e komunikimit vizuel në zona lufte, Carson kthehet sërish në Ballkan për luftën e radhës. Power vs Poverty është lufta vizuele e studentëve të tërë botës në edicionin e radhës të garës internacionale Skopje Poster.
Në ditët e fundit para mbylljes së afatit të aplikimit për Posterin më të mirë dhe çmimet tjera alternative, Carson bashkë me anëtarët e tjerë të Jurisë vazhdojnë të pranojnë numër të madh posterësh nga e gjithë bota.
Megjithatë djemtë në Skopje Poster dhe PlakArt që është organizator i kësaj gare, mendojnë që çmimet nuk paraqesin gjithçka në garën e tyre.
SkopjePoster.com ka bazë këmbimin kulturor dhe vetëdijesimin për rëndësinë e ideve të studentëve në problemet globale.
Në botë çdo tre sekonda vdes një person nga varfëria, shifër kjo që çon numrin e të vdekurve në ditë në 250.000, shumica prej të cilëve janë fëmijë. Studentët e SkopjePoster bërtasin me zë kundër kësaj, duke dhënë mesazhe të forta dhe duke adresuar qartazi problemin.
Që zëri të dëgjohet në krejt cepat e botës, 10 posterët më të mirë do të ndjekin rrugën e më të mirëve të edicionit të kaluar, duke u paraqitur në citylightat e rrugëve me të frekuentuara të Varshavës e Shkupit, në Parlamentin e Çekisë, në rrugët e muzetë e Izraelit,Turqisë, Serbisë dhe plot vendeve të tjera që do ti bashkohen kësaj kampanje.
Poverty vs Power ka si qëllim të përmirësojë shoqërinë si tërësi, duke u kushtuar vëmendje të rinjve dhe duke u dhënë atyre mundësinë për të shprehur mendimet dhe për të dhënë mesazhe të forta që komunikojnë me njerëzimin.
Sipas Laze Tripkov, organizator, në garë deri tani janë paraqitur rreth 60 vende të ndryshme me më shumë se 200 punime, afati për aplikim mbetet I hapur deri me 1 nëntor, e pjesëmarrja në SkojepPoster është free.