Tofaj, zgjidhet kryetar i PDK-së në Junik

Sot është mbajtur kuvendi i katërt zgjedhor i degës së PDK-së në Junik.
Në këtë Kuvend ishin të pranishëm 58 delegatë nga 63 të ftuar.
Me këtë rast u zgjodh këshilli drejtues prej 21 anëtarësh dhe kryetari i PDK-së dega në Junik, Kryetar i PDK-së u zgjodh Nimon Tofaj.
Në takim ka marrë pjesë edhe, deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.
Nimon Tofaj aktualisht është nënkryetar i Komunës së Junikut.
Tofaj gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte Eprorë dhe që nga pas lufta është Kryetar i Degës së PDK-së në Junik, po ashtu edhe Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) në Junik. Tofaj ishte udhëheqës i fshatit pas luftës deri në zgjedhjet e para të organizuara nga institucionet vendore. /Indeksonline/