Champions League San Siro prêt finalen e parakohshme Inter-Çelsi
Autori i Lajmit: Redaksia
Milano - Sot në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos skuadra e Interit pret “blutë” e Londrës në finalen e parakohshme të Champions League. Zikaltrit, në Serie A, kanë dominuar në pesë vitet e fundit, ndërsa në arenën evropiane kanë parë vetëm dështime: pasi kanë tre vjet që nuk arrijnë të kualifikohen për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Këto shifra bëhen edhe më “tragjike” kur dy vitet e fundit zikaltrit janë eliminuar nga skuadra angleze. Në sezonin 2007-08 ishte Liverpuli i Rafael Benitezit që i nxori italianët nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian. Ndërsa një vit më parë, këtë “nder” e patën “djajtë” e Mançester Unitedit. Kësaj radhe përballë Interit do të jetë Çelsi. Për trajnerin portugez të Interit kjo sfidë ka një kuptim të dyfishtë: nga njëra anë ai lufton kundër tabusë angleze, ndërsa nga ana tjetër ai për herë të parë do të ketë përballë skuadrën që para pak viteve e ndërtoi vetë. Në këtë moment skuadra italiane nuk po kalon një moment të mirë: këtë fundjavë me Sampdorian mori barazimin e tretë radhazi në Serie A duke humbur kështu shumë terren kundrejt ekipeve si Roma (në vend të dytë, pesë pikë larg) dhe Milani (në vend të tretë, 7 pikë larg, kanë një takim më pak). Sidoqoftë, skuadra e Jose Murinjos e di shumë mirë se 90- minutëshi i parë nuk është deciziv, por takimi që do të luhet tri javë më pas në “Stamford Bridge”, do të jetë edhe ai më i rëndësishmi. Në pamje të parë ekipi i Ccelsit është skuadra favorite për tu kualifikur, por blerjet e reja: Ueslei Shnajder, Samuel Etoo dhe Diego Milito, duket se do tw shfaqin jo pak probleme mbrojtjes së “bluve”. Duhet thënë se Murinjo nuk humb takimet brenda në shtëpinë e vet që prej viti 2002. nga ana tjetër ekipi i Ccelsit nuk e ka shkruar historinë e këtij kompeticioni. Ekipi londinez është kthyer në një nga ekipet kyçe që prej fillimit të shekullit të ri. Gjatë viteve tw fundit ata nuk kanë mundur të luajnë në gjysmëfinale vetëm një herë, ndërsa në 2008-ën ata ishin finalistë të këtij kompeticioni (në finalen e Moskës u mundën nga Manccester United). Vitin e kaluar skuadra e Ccelsit u eliminua në gjysmëfinale nga skuadra e Barcelonws. Në takimin e parë të zhvilluar në “Camp Nou” “blutë” rezistuan dhe mbyllën ndeshjen 0-0. Më pas në takimin e kthimit ata arritën që të kalonin në avantazh, por një gol i Inestws (pak minuta para përfundimit të takimit) i dha kualifikimin ekipit katalan. Por këtë edicion trajneri i ri Karlo Ancceloti, edhe pse nuk ka bërë shumë ndërhyrje në skuadër, ka bashkuar mjaft mirë grupin e futbollistëve. Ndikimi i trajnerit italian shihet edhe në ecurinë e skuadrës në Premier League: “blutë udhëheqin në vend të parë me një diferencë prej katër pikësh me Unitedin. Këtë fundjavë ekipi londinez mundi jashtw fushës së tij skuadrën e Ëolverhampton Ëanderers, 2-0. Ekipi i Ccelsit është një nga skuadrat më të forta në Premier League edhe për sa i përket stilit mbrojtës që ka kjo skuadër. Në 27 ndeshje ekipi i drejtuar nga Ancceloti ka marrë 22 pikw. Ky takim është mjaft special për trajnerët e dy ekipeve.
Murinjo për ndeshjen e sotme nuk do të mund të aktivizojë lojtarë si Kristian Chivu (pas operacionit në kokë do të qëndrojë jashtw fushave deri në mars), Marko Materaci dhe Davide Santon.. Ndërkohë Mario Balotelli ndryshe nga takimi me Sampdorian ku qëndroi në tribunë do të ulet sot në stolin e rezervave. Ndërkohë që edhe portieri Julio Ccezar duket se ka rikuperuar formën më të mirë pas atij aksidenti që pësoi tri ditë më parë në një rrugë pranë “San Siro”. Formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Cambiasso, Muntari, Thiago Motta; Sneijder; Etoo, Milito. Ndërkohë, trajneri i Ccelsit, Karlo Ancceloti, pas dëmtimit të Jose Bosingës, Ashley Cole dhe Yury Zhirkov do të mund të hedhë në fushë brazilianin Juliano Belletti. Alex dhe Frank Lampard, edhe pse kanë qenë të dëmtuar, do të mund të luajnë që nga pjesa e parë. Formacioni i mundshëm (4-3-3): Cech; Belletti, Terry, Carvalho, Ivanovic; Mikel, Ballack, Cole; Lampard, Drogba, Anelka. Për bastexhinjtë ky është takim mjaft i fortë. Gjithsesi, ata mendojnë se ekipi i Interit do të mund të fitojë duke qenë se trajneri i zikaltërve, Murinjo di si të përgatisë skuadrat e tij në takimet që luajnë brenda mureve mike. Nga ana tjetër ata mendojnë se skuadra londineze nuk do të dalë nga “San Siro” pa shënuar një gol. Për bastexhinjtë kjo ndeshje do të mbyllet me rezultatin e ngushtë 2-1. Koeficienti i këtij rezultati është 10,00. Ndërsa 1-shi kuotohet me koeficientin 2,60.
CSKA Moskë – Sevilja
Në stadiumin “Luzhniki” të Moskës ekipi i CSKA-së do të presë skuadrën e Seviljes. Ekipi rus, prej tre muajsh nuk zhvillon një ndeshje zyrtare, do tw luajë sot takimin e parë të rëndësishëm për vitin 2010. CSKA-ja, edhe pse bënte pjesë në një grup mjaft të fortë (ku konkurroi me ekipe si Manccester United, Volfsburg dhe Beshiktash) arriti të kualifikohej e dyta. Formacioni rus mundi që të merrte një barazim në “Old Trafford” ndaj Manccester Unitedit. Skuadra e Leonid Slutskit ka arritur të zhvillojë një lojë mjaft të mirë në kompeticionet evropiane. Madje më 2005-ën ky formacion arriti që të fitonte Kupën UEFA. Ky ekip dy lojtarët më të mirë të këtij ekipi janë Milos Krasic dhe Alan Dzagoev. Nga ana tjetër skuadra e Seviljes, renditet e katwrta në La Liga, në Rusi i mjafton edhe një barazim. Skuadra e Manolo Jimenezit gjithashtu është kualifikuar për në Kupën e Mbretit. Në fazën në grupe skuadra spanjole la pas ekipin e Shtutgartit, Rangers dhe Unirea Urziceni. Ata arritën që të mblidhnin plot 13 pikë nga 18 të mundshmet. Lojtari i vetëm që mund të mungojë nga CSKA në takimin e sotëm do të mund të jetë sulmuesi Alan Dzagoev. Periudha e gjatë e pushimeve dimërore ka bërë të mundur që të gjithë lojtarët e tjerë të jenë në formë të mirë dhe të gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë. Formacioni i mundshëm: Akinfeev; Odiah, V. Berezutsky, Ignashevich, Schennikov; Aldonin, Rahimic; Krasic, Dzagoev, Mamaev; Necid
Ndërsa nga Sevilla Manolo Jimenez ka dhimbje koke pasi sot nuk do të mund të aktivizojë lojtarë si Luis Fabiano dhe Diego Capel. Këto dy lojtarë nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt rusisë. Ndërkohë edhe tre lojtarë të tjerë nuk do luajnë: Sergio Sanchez (nuk luan që nga momenti kur zbuloi se ka probleme me zemrën) Sebastien Squillaci dhe Abdoulay Konko. Formacioni i Munshëm: Palop; Stankevicius, Dragutinovic, Escude, Navarro; Navas, Renato, Zokora, Perotti; Negredo, Kanoute. Sipas bastexhinjve ky takim do të jetë mjaft i ekuilibruar. Edhe pse me shuymë mungesa mendohet se skuadra e Sevilla-s do të mund të marrë një fitore mjaft të vlefshme. Ky takim mund të përfundojë 2-1 për miqtë. Ky rezultat i përgjigjet koeficientit 2,90. Ndëërsa 2-shi kuotohet me koeficientin 2,50.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010