E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toka bujqesore, si do verifikohet

Ligji per verifikimin e titujve te pronesise do te nise te zbatohet sapo te miratohen aktet nenligjore. Nderkohe, jane regjistruar dhe u pajisen me numra kadastrale, 17 mije hektare toke shteterore, qe do te perdoren per kompensimin e ish pronareve. Ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, deklaroi dje gjate analizes 7 mujore te punes se ministrise qe ai drejton se ky ligj eshte nje nder arritjet me te medha te qeverise

Procedura

Per sa i takon menyres qe do te procedohet me verifikimin e titujve, Gjana eshte shprehur se ligji per titujt e pronesise eshte njeri prej 6 ose 7 ligjeve me te rendesishem te hartuar ne kuadrin e ketyre shtate muajve. Ai ka shtuar se detajet e metejshme per ligjin ne fjale do te behen publike ne vazhdimesi. "Ligji sapo te behet gati per miratim, ne do ta shpjegojme ate me te gjitha detajet", deklaroi dje, ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, gjate analizes 7 mujore te ministrise qe ai drejton. Sipas tij ligji i miratuar ne korrik te 2008 per verifikimin e titujve te pronesise mbi token bujqesore eshte jo vetem plotesimi i nje boshlleku por edhe angazhimi me serioz i qeverise aktuale. "Ky eshte angazhimi me i qarte i nje qeverie ne harkun kohor te 17 viteve gjate te cilave eshte proceduar me ndarjen e tokes bujqesore, per te vene ne vend drejtesine, per te luftuar korrupsionin dhe abuzimin ne nje proces dhe mbi nje prej pronesive me te medha qe kane kaluar nga shteti tek privati", eshte shprehur ministri Gjana, duke shtuar me tej se ky ligj nuk prek asnje princip baze te ndarjes se tokes bujqesore.

Procedura

Per rastet e verifikimit te titujve te pronesise ne toka bujqesore, puna do te nis duke u bazuar ne rastet e ankesave te vete fermereve, ndersa tokat bregdetare do te verifikohen nje per nje. Sipas Ministrise se Bujqesise, do te verifikohen ato raste kur jane pajisur dhe kane fituar titujt e pronesise pa te drejte, duke e regjistruar ne zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme si toke bujqesore, kur ajo ka qene pyje apo kullote. Gjithashtu nje kategori tjeter qe do te perfshihet nga kontrolli eshte kur ne kadastren e atij viti kur eshte perfituar toka, familja nuk ka qene banore e ndermarrjes bujqesore apo kooperatives, prej nga ka perfituar token. Gjithashtu do mbahet parasysh edhe fakti i rritjes se numrit te frymeve ne familje per te perfituar sa me shume toke.. Ne shume raste keto prona kane qene rreth zonave urbane dhe ne bregdet dhe ato tashme jane kthyer ne troje per ndertim dhe jane ngritur objekte. Ne keto raste, do te penalizohet vetem ai qe e ka perfituar titulli e pronesise ne menyre te padrejte. Nese ka kryer transaksion dhe kete prone ai nuk mund t'ia kthej shtetit, atehere do te paguaje cmimin per meter katror sipas vleres se tregut, percaktuar ne harten e vleres se tokes qe ka Agjencia e Kthimit Kompensimit te Pronave. Ky fond do te perdoret per kompensimin e ish-pronareve. Nderkohe duhet pasur parasysh se pasi jep vendimin e vet per nje dosje komisioni i ngritur prane prefektures, dosja shkon ne komisionin shteteror qe drejtohet nga zv/kryeministri, me pas i kerkohet mendim gjykates, e cila duhet te kthej pergjigje brenda 60 diteve.

Abuzimet, shkak zbatimi i disa ligjeve

Per ndarjen e tokes bujqesore kane vepruar disa ligje njekohesisht dhe me pas per hipotekimin e tyre kane vepruar disa ligje te tjera. Anetaret e komisioneve te komunave ne fshatra kane qene pa arsimin perkates. Rrjedhimisht abuzimet kane qene te medha. Me ligjin 7 501 jane dhene ne menyre abuzive 26 mije hektare toke, ndersa me ligjin per ndarjen e tokave bujqesore dhe kooperative jane ndare 12 mije hektare toke.

26 Mije Hektare toke jane dhene ne menyre abuzive me ligjin 7501. Pikerisht kjo siperfaqe toke do te kontrollohet nga grupet e eksperteve te Ministrise se Bujqesise dhe ata te Prefekturave sipas qarqeve perkates.

12 Mije Subjekte ne te gjithe vendin rezultojne te kene zene ne menyre te paligjshme ne nje siperfaqe prej 6 100 hektare. Kjo siperfaqe toke ndodhet ne zona te ndryshme te vendit, por kryesisht ne zonat bregdetare.

563 Mije Hektare toke jane ndare gjate 17 viteve qe kane funksionuar procesi i ndarjes se tokave. Sipas te dhenave te Ministrise se Bujqesise nga kjo siperfaqe toke kane perfituar gjithsej 445 mije familje.

Me ligjin 7 501 eshte ndare 26 mije ha toke e paligjshme

Me ligjin 80 53 eshte ndare 12 mije ha toke e paligjshme

Ne 180 raste ka probleme kufijsh me siperfaqe 2 700 ha

Kane zene ne menyre te paligjshme 6 100 ha

12 000 subjekte ne te gjithe vendin kane abuzuar me token

Ne 17 vjet jane ndare gjithsej: 563 000 ha toke per 445 000 familje

Siperfaqet

Me dokumentet e pronesise te dhena sipas ligjit 75 01 dhe 80 53 jane kryer shume abuzime tashme te faktuara nga Ministria e Bujqesise. Behet fjale per 170 hektare pyje, 254 hektare kullota, 296 hektare toke e pashfrytezueshme ne te gjithe vendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›