E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret: Tragjedia mund te shmangej

Banore te fshatit Zharrez, qe jane njekohesisht edhe naftetare te vjeter, thane dje per gazeten "KJ", se me dhjetera here shqetesimi i tyre eshte bere prezent ne qeveri dhe media, per puse nafte qe ndodhen ne oborret e shtepive te tyre dhe qe po u marrin jeten. "Asnje mase nuk eshte marre. Fontana mund te evitohej, pasi punetoret qe duhet te gjendeshin tek pusi, po hanin dreken ne lokal", thote i asfiksuari Lefter Dine. Punonjesit kane fikur traktorin qe mbante ne pune pusin, kane lare me pas duart dhe i jane drejtuar lokalit per te drekuar. "Vetem 20 minuta pasi jane larguar nga gryka e pusit, nga pjesa kryesore e tij shpertheu gazi. Nuk mund te them nese e kishin lene hapur apo mbyllur gryken e pusit, por po te kishin qene ne pune, edhe mund te evitohej fontana nepermjet manovrimeve teknike qe mund te kishin kryer", shprehet Lefteri. Hajrie Dine dhe Asime Bani, teksa prisnin para deres se reanimacionit per te mesuar se si po ecte mjekimi i familjareve te tyre, kane pohuar per gazeten se, "nuk mund ta kuptojme se si punojne sot ne nafte. Dikur punetoret e hanin buken ne gryke te pusit, kurse sot duan te drekojne ne lokale". Ato rrefejne edhe per eren e keqe te gazit qe u shkaterron cdo dite mushkerite, pasi ajri qe thithin eshte i ndotur. "Na moren me qafe. Nuk mjafton era qe thithim cdo ore e sekonde, por edhe kjo na duhej", eshte shprehur Qazimja, nje tjeter banore qe eshte asfiksuar nga gazi.

Rastet e shperthimeve

Pusi 542, ne vitin 1951

Pusi C 37 ne Drenove, 1981

Ne reanimacion

Agim Hoxha

Yllka Hoxha

Halime Hoxha

Zymbyle Dine

Lefter Dine

Dhe dy te tjere, emrat e te cileve nuk u bene publik

Nen kurim

Fatjon Dine

Shpresa Bani

Qazime Bani

Xhuljeta Kullolli

4 te tjere kane marre mjekimin dhe jane larguar nga spitali


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›