Situate e padurueshme Rexhepi ne Mitrovice Banoret peng
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha në Mitrovicë se banorët e pjesës veriore kanë mbetur peng të grupeve të caktuara kriminale. Rexhepi, i cili mori pjesë në inaugurimin e kampit ‘Belvedere’, i cili ndodhej në përdorim të KFOR-i francez e tanimë do të përdoret nga njësitë speciale, tha se situata në pjesën veriore është bërë e padurueshme pas vendosjes së barrikadave nga strukturat paralele.
“Natyrisht se këto barrikada janë bërë pengesë në rend të parë për një jetë normale të vetë qytetarëve në veri të të gjitha komuniteteve. Ato pamundësojnë furnizimin me gjëra elementare qoftë edhe ushqimore ose të natyrave tjera, pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, qarkullimin e tyre për nevoja shëndetësore, shkolla etj. Kanë mbetur këta qytetarë peng të grupeve të caktuara qoftë kriminale ose të interesit, dhe kjo situatë ka filluar të bëhet e padurueshme. Ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që qytetarët e pafajshëm të pësojnë për shkak të interesit të grupeve të caktuara, ose politike radikale”, tha Rexhepi.
Ministri Rexhepi tha se çdo veprim për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët e rebeluar në veri do të bëhet në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.
“Për momentin nuk kemi ndonjë plan të veçantë as për aksione vetëm të njësive speciale, as për aksione për gjyqin e qarkut, siç ka qenë ky plan veprues për pikën 1 dhe 31. Çdo gjë do ta bëjmë në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in”, theksoi ai.
Gjendja në pjesën veriore ndërkohë vazhdon të jetë e qetë por e tensionuar. Forca të shtuar policore dhe ushtarake vazhdojnë të qëndrojnë përballë barrikadave të vendosur mbi urën e lumit Ibër dhe të gatshme për intervenim në rast të destabilizimit të situatës së përgjithshme.
Bul Salihu