"Toka jone", 74-vjecari plagos fqinjin
Konflikti per nje cope toke ka futur ne perleshje dy familje ne fshatin Ibe, te komunes Berzhite, ne Tirane. Megjithese vuante nga nje semundje e rende, nje 74-vjecar ka qelluar me arme ndaj fqinjit te tij, duke e plagosur lehte. Burime zyrtare te policise thane se ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:00 te se dieles, ndersa u shoqerua ne komisariat i moshuari Ramazan Tuzi. Mesohet se ai eshte konfliktuar per motive pronesie, duke qelluar me arme ne drejtim te Neki Cenaliut, 51 vjec, i cili ka marre demtime te lehta dhe aktualisht, sipas mjekeve, ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ndersa palet jane marre ne pyetje kane akuzuar njera-tjetren per shkelje te ligjit. Ne cilesine e proves materiale, u sekuestruan nje arme pushke, model 56, si dhe 350 fisheke. Policia tha dje se, pas konsultimit me Prokurorine e Tiranes, u vendos qe Osman Tuzi te ndiqet ne hetim te lire, per shkak gjendjes se tij shendetesore dhe moshes se thyer, per akuzen e "plagosjes se lehte me dashje" si dhe "armembajtjes pa leje". Nderkaq qe vazhdojne hetimet per identifikimin e plagosjes se E. Pulahas, ngjarje e ndodhur mbremjen e dy diteve me pare ne kryeqytet, prane rruges "Irfan Tomini", pas konfliktit mes dy grupeve te te rinjve. Policia shpalli ne kerkim nje mjet me targa MK3588A, ku dyshohej se gjendeshin autoret e krimit.
A.C