TEC i ri ne Fier per Jugun e vendit
Kryeministri Berisha priti dje perfaqesuesin e kompanise Samsung, Jae-Weon Lee, i cili i paraqiti Berishes projektin per ndertimin e nje termocentrali me fuqi prodhuese 40 MEGA. Sipas perfaqesuesit te kesaj kompanie, ky projekt qe parashikohet te ndertohet ne Fier duhet te perfshihet ne kuadrin e nismes "Shqiperia 1 euro". Po keshtu "Samsung" prezantoi edhe nje tjeter projekt ne fushen energjetike, qe ka te beje me ndertimin e nje linje transmetimi ne Unazen e Jugut. Linja e transmetimit do te shtrihet nga Babica deri ne Sarande dhe do te permiresoje rrjetin energjetik ne kete zone. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i konsideroi dy projektet shume te favorshme per Shqiperine dhe premtoi lehtesira dhe pershpejtim te procedurave. Po keshtu, Berisha i siguroi gjithashtu investitoret e "Samsung" se qeveria do te mbeshtese projektet e tyre pasi te vleresohen konform ligjeve ne fuqi, qe garantojne konkurrencen e lire dhe te ndershme.