E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: "Nuk terhiqemi, por bisedojme me aleatet"

Kryetarja e Grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, ftoi aleatet e PS-se per te biseduar me qellim qe percaktimi i sistemit zgjedhor te behet me konsensus. Ne kete menyre, duke u ndalur pikerisht ne nje nga ceshtjet me te debatuara mes formacioneve te majta, e cila coi dhe ne largimin e LSI-se nga koalicioni opozitar, Leskaj u shpreh se "nuk ka asnje ndryshim keto ditet e fundit, nuk ka te beje me asnje lloj terheqje, por ka te beje me ate konstante qe PS ka mbajtur. Pra, te qenit e hapur per te biseduar mbi kete. Une besoj qe kjo ka qene edhe linja qe eshte ndjekur edhe me perpara edhe ne oferten qe i eshte bere edhe mazhorances per te bashkepunuar per te dy reformat". Sipas saj, PS nuk ka asnje paragjykim, pasi te gjitha opsionet jane te hapura. "Ne jemi te hapur per te arritur ne nje konsensus. Natyrisht qe konsensuset nuk do te behen ne kurriz te njeri-tjetrit, perkundrazi duhet te jene konsensuse, te cilat garantojne nje sistem zgjedhor te lire", tha Leskaj. O.XH
Rama-Krasniqi
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, priti dje ne nje takim te posacem Kryetarin e Kuvendit te Republikes se Kosoves, Jakup Krasniqi dhe anetaret e delegacionit qe e shoqeronin ate. Kreu socialist, Rama, uroi Kryetarin e Kuvendit, Krasniqi, per shpalljen e Pavaresise se Kosoves, si nje ngjarje historike dhe nje epoke e re per rajonin e Ballkanit. "Ky eshte nje emocion i jashtezakonshem, ashtu sikunder eshte edhe fillimi i ecjes perpara ne nje barre te jashtezakonshme, qe eshte barra e integrimit te popullit shqiptar si teresi ne Evropen e Bashkuar", u shpreh Rama gjate fjales se tij. Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Krasniqi, vuri ne dukje faktin se "ne proceset bashkepunuese kemi nevoje per te gjithe faktoret politike ne Shqiperi, domosdoshmerisht edhe te Partise Socialiste te Shqiperise".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›