E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toka ka një unazë

Zbulohet se në sistemin tonë diellor nuk është vetëm Saturni planeti i rrethuar nga një unazë. Studiuesit zbuluan se Toka është e rrethuar nga një unazë e përbërë nga anti-protone. Unaza nuk arrihet të shihet me sy të lirë.

Sipas shkencëtarëve unaza i shtohet zbulimit të mëparshëm të mjegullës së pozitroneve që mbështjellë planetin. Mjegulla e pozitroneve është gjithashtu e padukshme nga syri i njeriut.

Unaza është e burgosur nga unaza radioaktive e Van Allen, e cila është e krijuar nga fusha elektromagnetike e planetit.

Zbulimi i unazës është i rëndësishëm për anijet kozmike të së ardhmes, të cilat do të furnizohen nga anti-protone, si karburant.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›