Dropbox mund të vlerësohet $10 miliard
Prej javësh flitet për një raund të ri financimi të Dropbox, shërbimi për ruajtjen e dokumenteve në rrjet. Kompania që ngriti një vlerë prej 7.2 milion dollar në financimin e vitit 2007, është duke kërkuar një financim rreth 300 milion dollar.
Por tani pas informacionesh më të detajuara nga një burim i brendshëm marrim veshë se kompania ka marrë disa oferta në këtë raund të dytë financimesh dhe është duke i vlerësuar.
Në këtë pikë vjen dhe çmenduria: Një prej ofertave besohet se do ta coi vlerën e kompanisë në 10 miliard dollar, pas thithjes së kapitalit. Një tjetër burim flet se vlera nuk është shumë e saktë dhe e vërteta mund të lëvizë nga 5 miliard në 10 miliard dollar.
Vlerësimi prej 10 miliard dollar është i mahnitshëm për një numër arsyesh. Konsideruar faktin që Pandora dhe Linkedin, dy kompani që janë kuotuar kohët e fundit, kanë një vlerë tregu prej 2.16 miliard dhe 8.63 miliard dollar secila. Dropbox me vetëm 65 punëtorë po bënë një mrekulli duke ia kaluar në vlerë këtyre dy kompanive.
Për të pasur një krahasim më bindës mund të përmendim vlerën e Yahoo prej 15.30 miliard dollar, apo AOL e vlerësuar 1.72 miliard.
Dropbox ka 25 milion përdorues (një pjesë e mirë e të cilëve paguan), të cilët ngarkojnë 200 milion dokumente në ditë.
(a.h/BalkanWeb)