Kasem Trebeshina, 85 vjetori i shkrimtarit disident
TIRANE- I tërhequr në botën e tij mes librave dhe heshtjes, shkrimtari shqiptar Kasem Trebeshina feston sot 85 vjetorin e lindjes.
Akuza për vepra që cënonin rëndë sistemin komunist si dhe drejtuesit e tij, i i kushtuan plot 13 vite burg, por edhe një mënjanim nga letërsia shqiptare që Kasem Trebeshina vazhdon ta vuajë ende dhe sot. I ndaluar para viteve ’90, emri i tij është i njohur për të gjithë, por megjithatë vepra vazhdon të mbetet e dëshiruar por e pamundur për t’u prekur.
Në një intervistë të botuar më 22 janar 2007 në “Gazeta Shqiptare”, Trebeshina rrëfehet se persekutimi ende zgjat tentakuluat ndaj veprës së tij.
“Vazhdojnë të më bllokojnë. Nuk dëshirojnë që të botoj sepse kanë frikë nga vepra ime” është përgjigjur atëherë Trebeshina ndërsa shtonte se ai vetë nuk i lutet askujt që të botojë veprën apo t’i japë favore të tjera.
Trebeshina lindi në Berat më 5 gusht 1926. Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve '90 fillimisht në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; Mekami, melodi turke, 1994; Histori e atyre që nuk janë, 1995: Legjenda e asaj që iku, 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj.
Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj. Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Kasem Trebeshina: Përse duhen hapur dosjet e shkrimtarëve