E Diel, 1 Nëntor 2026

Tokat, Trajtim i barabartë për shqiptarët kudo ndodhen

Kryeministri Berisha paralajmëroi kushte të barabarta me shtetasit shqiptarë edhe për ata me origjinë shqiptare kudo jetojnë në raport me blerjen e tokës. Kjo do të thotë se shqiptarët kudo ata ndodhen, në Maqedoni, Mal të Zi, Kalabri apo qoftë dhe në ShBA me hyrjen në fuqi të ligjit, mund të blejnë dhe shesin tokë njësoj si shtetasit shqiptarë.
Kjo vendimarrje ligjore, tha kryemsinitri Berisha do të përgatitet nga Ministria e Bujqësisë brenda muajit gusht. Qeveria mori vendim, mbi qendrimin e shtetit në raport me tokën e papunuar. Kryemsinitri Berisha tha me shqetësim se në Ultësirën Bregdetare mund të gjesh me mijëra hektarë tokë të papunuar, në një kohë kur Shqipëria vuan mungesën e tokës. Kryeministri paralajmëroi dhe një vendimmarrje për zonë të lirë në Vlorë. Miratimi i kësaj të fundit do të duhet të ndjekë procedurat e tenderit ndërkombëtar, përfshirë dhe fuksionimin e saj të integruar me portin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet.
Gjatë vendimmarrjes mbi doktoraturën, kryeministri tërhoqi vëmendjen për tarifa të larta në një kohë kur kuotat që ofrohen nga universitetet, janë të vogla. Berisha tha se vendimarrja e qeverisë do të orientohet drejt përgjysmimit të këtyre tarifave.
Kjo duket se ndjek një politikë të qeverisë Berisha, atë të taksave të ulta. Një rast që kryemisinitri e shfrytëzoi për të ironizuar kundërshtarin e tij politik.
Në mbledhjen e qeverisë kryeministri bëri të ditur se është shndërruar në vendimarrje qeveritare hapja e filialit të Universitetit të Durrësit edhe në Peshkopi. Berisha tha se edhe Universiteti Bujqësor duhet të shohë mundësitë për të bërë një gjë të tillë, duke krijuar kështu një pol të rëndësishëm universitar në Peshkopi. Vendimarrjet e qeverisë, kryeministri i shoqëroi dhe me një bilanc të zhvillimit ekonomik. Berisha foli për shifra optimiste sikundër janë ato të investimeve që llogariten në 10 % të PBB-së.
Qeveria mori vendim lidhur me një marrëveshje të bashkëpunimit me Doganën e Kosovës. Synimi, tha kryeministri është që të shkohet ndrejt krijimit të lehtësirave maksimale duke i konsideruar doganat me fuksion simbolik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›