E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet El Ninjo, priten ndyshime të forta të klimës

Qendrat meterologjike ndërkombëtare janë të gjitha në unison. El Ninjo është mes nesh, bota do të jetë duke u përvëluar nga njëra anë e duke ngrirë nga ana tjetër.
Fenomeni që ka të bëjë me ngritjen e temperaturave të Oqeanit Paqësor, pritet të sjellë një mot ekstrem në çdo cep të globit. Deri në vitin 2010, në bazë të parashikimeve, Afrika do të përballet me më shumë thatësi, Amerika Latine me rrëshqitje të rrezikshme dheu, përmbytje në Indi në Australi, vapë dhe acar në Europë.
Këto kushte atmosferike do të intensifikohen në dimrin e 2009-2010 –ës, kur fenomeni El Ninjo ose fëmija do të forcohet. Emri i këtij fenomeni i referohet lindjes së Jezusit, sepse zakonisht shihet nga peruanët dhe ekuadorianët çdo 7 vjet në sezonin e Krishtlindjeve.
Parashikimet flasin se 2010 do të jetë një vit përvëlues sidomos për Europën. Temperaturat e Oqeanit Paqësor që në fund të 2007 arritën deri në 0.9 gradë, sivjet pritet të arrijnë deri në 1.5, çka do të reflektohet në një vapë të jashtëzakonshme për 2010-ën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›