E Martë, 3 Nëntor 2026

Tokat e fshatit Toç po thahen për ujë, mungesat po dëmtojnë prodhimet bujqësore

Fshati Toç në njësinë administrative Qesarat vuan problemin e tokave bujqësore, pasi uji që kanë në dispozicion nuk është i mjaftueshëm për të vaditur duke sjellë e shkaktuar dëmtimin e prodhimit që banorët e atjeshëm nxjerrin.

Shkak, sipas banorëve të pyetur, është mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese në këtë zonë bujqësore dhe gjendja e rezervuarëve në zonën e Krasit.

“Toka në fushë ku është lugina, i themi ne, ka 30 vjet që mbillet grurë. Çdo japë ajo, 2 kuintalë për dynym?” shprehet një bujk i zonës.

“Kanalizimet e tokave janë të mjerueshme. Kanë 30 vjet që nuk janë pastruar kanalet të vadisin njerëzit. Janë dy rezervuarë, njëri lart, njëri në qendër, por janë të papastër,” shton një tjetër banor.

“Nuk ka ujë vaditës, bile gjatë verës ata që kanë bagëti vuajnë se s’kanë t’u japin ujë. Duhet të investohet për rezervuarët, ujëmbledhjësin, pasi tani po u japin ujë nga lumi,” thotë një banor i zonës.

Zona e Toçit në bashkinë Memaliaj ka në dispozicionin e vet mbi 100 hektarë toka bujqësore.

Gazetar: Vangjel Shumeli

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›