E Martë, 3 Nëntor 2026

Tokat e kripura u kthyen në plantacione/ Fermerët zgjedhin të kultivojnë shegë në tokat lënë djerrë

Tokat e kripura ne fshatin “Bashkim” të  njësisë administrative Levan ,të refuzuar nga fermerët e zonës nga ligji 7501 janë kthyer në  plantacione me shegë .

Nga një dëshirë dhe përfitimet që sjellë fruti i shegës ,sipërmarrësi nga Fieri  Hysni Myrto ka investuar 1,5 milion euro në mbjelljen e  një plantacioni prej 14 ha të këtij fruti.

Kjo iniciativë nisi 4 vjet më parë me mbjelljen e 10 ha të parë me shegë dhe ky është viti i dytë që  po vjelë frytet e punës së tij . Hysniu ka treguar se në vitin e kaluar që ka qenë edhe viti i parë i  vjeljes se shegës ka pasur një rendiment të kënaqshëm prej 150 ton shegë dhe me një treg shitje në të gjithë vendin.

Këtë periudhë parashikohet një rendiment më i lartë që synon edhe eksportin.” Jemi në negociata me një firmë farmaceutike austriake për kontratë shitje të gjithë sasisë së shegës së prodhuar “-ka thënë investitori.

”Toka është me qera për 99 vjet nga shteti, kanë qenë toka kripore që i kanë refuzuar fshatarët për të marrë sepse nuk prodhonin. Është viti i dytë prodhimi vjet kemi arritur në 140 ton, sivjet mund të jemi deri në 180”, thotë Hysni Myrto, investitor.

Sipërfaqja me shegë është rritur me 4 ha në vitin e kaluar ndërsa 50 % të investimit janë realizuar falë përfitimit nga skemat ndihmëse të qeverisë shqiptare. Investitori është shprehur se duke parë përfitimet nga ky frut synon ta rrisë sipërfaqen me shegë në 10 ha ndërsa kërkohet edhe ndihma e shtetit nga skemat ndihmëse.

I përkushtuar për shërbimet ndaj pemës së shegës është edhe agronomi i këtij plantacioni  Shefqet Hyka . 74 vjeçari edhe pse ka dalë prej vitesh në pension ka pasion punën. Ai shprehet me pasion për punën dhe mënyrën e shërbimit te shegës.

Gazetare: A.Shyti

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›