E Martë, 3 Nëntor 2026

Universiteti që prodhon udhëheqës, studentë nga gjithë bota në kolegjin evropian të Tiranës

Kolegji i Evropës do të hapë zyrtarisht dyert në Tiranë të hënën. Ndërsa ceremonia e paralajmëruar do të mbahet në kuadrin e Samitit të Procesit të Berlinit, rrethet e përpunimit të politikave të Tiranës, shprehen të gatshëm të përfshihen në strukturat e tij.

Për herë të parë një strukturë e mirëfilltë pasuniversitare i vjen Tiranës me emrin e kolegjit evropian të Bruzhit. Pak ditë para çeljes zyrtare, rrethet e përpunimit të politikave të Tiranës, janë të entuziazmuar, ndërkohë që shprehen të gatshëm të përfshihen në strukturat e tij.

E njëjta diplomë evropiane, të njëjtët profesorë e lëndë do të përgatisin në Tiranë aspiruesit për udhëheqës evropianë në nivel masteri.

Edhe më gjerë se një kolegj universitar, vendosja e tij në Tiranë shihet si para shpallje e kryeqytetit shqiptar si qendër e rajonit. Ndërtimi i një kampusi të plotë e të posaçëm i bën pritshmëritë e çeljes së studimeve vitin e ardhshëm akademik më se të mundura.

Gazetare: Entela Komnino

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›