E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e brucelozës, nis verifikimi i rezultateve

Fushata kombëtare e vaksinimit kundër brucelozës po shkon drejt fundit, ndërsa ka nisur marrja e kampionëve të gjakut, për të parë rezultatet e para. Autoritetet e bujqësisë në rrethin e Pogradecit thonë se brenda kësaj jave mbyllet vaksinimi dhe në ato pak ferma, që për shkak të kalendarit kanë mbetur pa u përfshirë në vaksinim.
 

Drejtuesit lokalë të Shërbimit Veterinar thonë se kanë qenë çdo ditë në terren dhe se fushata ka qenë e suksesshme dhe e mirëpritur nga të gjithë fermerët. E njëjta situatë paraqitet edhe në zonën e Gramshit, ku brenda këtij muaji pritet të jenë vaksinuar të gjitha bagëtitë e imëta.
 

Drejtuesit dhe koordinatorët e projektit PAZA e kanë ndjekur në vijimësi punën në terren. Sipas tyre prej disa ditësh, paralel me vaksinimin që po shkon drejt fundit, po merren edhe kampionët e analizave të gjakut, të cilët dërgohen për të ekzaminuar efektet e vaksinës së kryer.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›