E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokio, ambasada Shqiptare vlerësohet me çmimin e Jurisë

Vetëm pak ditë më parë në Tokio u zhvillua konkursi i 13-të për ligjërimin publik në gjuhën japoneze për diplomatët e huaj në Japoni. Në përfundim të konkurrimit u dhanë çmime për tre vende, si edhe çmimi i Jurisë që u fitua nga znj. Reko Dida, bashkëshortja e ambasadorit të parë të Shqipërisë në Japoni, e cila mori pjesë në këtë garë, duke përfaqësuar Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Tokio. Kupa e çmimit të Jurisë u shoqërua me certifikatën me motivimin Ju keni treguar një kurajë të madhe dhe përkushtim me ligjërimin tuaj publik në japonisht, një nga gjuhët më të vështira për tu zotëruar. Ligjërimi juaj është një nxitje për studentët e gjuhës dhe diplomatët dhe një kontribut i çmuar për mirëkuptimin dhe miqësinë ndërkombëtare, veçanërisht ndërmjet vendit tuaj dhe Japonisë. Publiku vlerësoi shumë si temën e paraqitur nga znj. Reko Dida gjithashtu edhe fjalimin e lirë ku konkurruesi paraqet vendin e tij. Në fjalimin e lirë u paraqit identiteti shqiptar me figurën e Nënë Terezës dhe Shqipëria që po përgatitet të jetë një anëtare e denjë e Evropës. Tokio, një qytet prej 22 milionë banorësh dhe Japonia me 130 milionët e saj, ndonëse me një fluks turizmi prej 3.4 milionë persona në vit drejt Evropës, ka pak informacion për Shqipërinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›