E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokio, qyteti më i shtrenjtë në botë

Edhe pas tërmetit dhe cunamit që e përfshiu, Tokio këtë vit radhitet i pari në listën e qyteteve për nga shtrenjtësia e jetesës.

Megjithë tërmetin tragjik dhe cunamin që kanë patur një ndikim negativ për ekonominë dhe përgjithësisht jetesën në Japoni, kostoja e saj vazhdon të mbetet ende shumë e lartë për të huajt që qëndrojnë në këtë shtet për arsye pune.


ECA International, organizata më e madhe që operon në përpunimin e të dhënave që kanë të bëjnë me burimet njerëzore ka përgatitur një listë në të cilën, sipas të dhënave të grumbulluara ka renditur qytetet me koston e jetesës më të shtrenjtë në botë.


Në krye të listes me 400 metropole të studjuara qëndrojnë:

1.Tokyo (Japoni)

2. Oslo (Norvegji”

3. Nagoya (Japoni)

4. Stavanger (Norvegji)

5. Yokohama (Japoni)

6. Zurigo (Zvicër)

7. Luanda (Angola)

8. Ginevra (Zvicër)

9. Kobe (Giappone)

10. Berna (Zvicër).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›