E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, dhjetra emigrantë janë kthyer në Gjirokastër

Kriza ekonomike që ka përfshirë shtetin helen duket se ka ndikuar ndjeshëm edhe tek emigrantët shqiptar. Falimentimi i aktiviteteve të ndryshme dhe mbyllja e vendeve të punës kanë rikthyer në vendlindje dhjetëra emigrantë shqiptar. Ky pohim është konfirmuar për “Ora News” nga veteë emigrantët të cilët këto ditë po vijojnë të kthehen në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Megjithatë të prekur nga kjo situatë, emigrantët theksojnë se qëndrimi i tyre në Shqipëri do të jetë i përkohshëm, të cilët do të jenë në kërkim të punës në shtetin grek edhe pse e mbuluar nga kriza financiare.
Kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë ka ndikuar negativisht edhe tek bizneset të cilat operojnë në jug të vendit. Ky fenomen duket qartë me uljen e numrit të porosive të prodhimeve të import-eksportit, uljen e pagave të punonjësve si dhe ngritja e menjëhershme e lëndës së parë prodhuese.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›