E Diel, 1 Nëntor 2026

Tom Arnold bëhet baba në moshën 54-vjeçare

tomAktori Tom Arnold është bërë baba për herë të parë në moshën 54 vjeçare pasi që gruaja e tij Ashley Groussman ka lindur një djalë.
Çifti mirëpriti beben e vogël Jax Copeland Arnold të shtunën në mëngjes.

Ne ende jemi të befasuar. Për ne ka qenë një rrugë e gjatë dhe lindja normale e djalit tonë për ne ka qenë një mrekulli, ka thënë komiku për People.com.

Më vonë ai përmes rrjetit social Twitter ndau me përcjellësit e tij lajmin për lindjen e djalit të tij.

Arnold, që vuan nga numri i vogël i spermatozoideve, më parë kishte treguar se ai dhe gruaja e tij ishin duke tentuar që të krijonin familje prejse ishin martuar në vitin 2009, dhe janë konsultuar me doktorët për fertilitetin në vitin 2011 në përpjekjet e tyre për ngjizje.

Fertilizimi in vitro ishte i suksesshëm dhe veterani së fundmi e kishte quajtur fëmijën e tij të palindur një mrekulli pas shumë vitesh përpjekjesh për tu bërë baba.

Groussman është gruaja e katërt e Arnoldit. Ai më parë ka qenë i martuar me komiken Roseanne Barr.

P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›