Libri i Churchill që ndikoi në sjelljen e politikanëve perëndimorë
Rubrika e re/Observer histori
Gazeta Tirana Observer ka nisur një rubrikë të re historike mbi Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Ftohtë. Rubrika do të jetë çdo të mërkurë dhe informacionet janë marrë nga rrjeti prestigjioz britanik BBC. Në këtë rubrikë ju do të lexoni mbi shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori. Nga pushtimi i Polonisë deri tek përdorimi i bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Kush ishin operacione sekrete. Në rubrikë do të gjeni një guidë mbi ngjarjet kryesore të Luftës së Dytë Botërorë. Sot do të lexoni Ëinston Churchill, strategun që bëri që Britania e Madhe e madhe të ishte një fituese. Por në këtë artikull do të analizohet libri i tij mbi historinë, ku autori nuk heziton të kritikojë mitin e Churchill.
******
Libri i Churchill që ndikoi në sjelljen e politikanëve perëndimorë
Profesor John Charmley diskuton nëse Churchill ka rishkruar librat e historisë për ta portretizuar veten si një vizionar të politikës së jashtme gjatë kohës së paqes.
Histori e mirë
“Historia do të na gjykojë me mirësi”, u tha Churchill-i Rooseveltit dhe Stalinit në Konferencën e Teheranit në vitin 1943, kur e pyetën se si ai mund të ishte aq i sigurt, ai u përgjigj: “sepse unë do ta shkruaj historinë”. Dhe kështu bëri, në gjashtë vëllime masive mbi Luftën e Dytë Botërore. Vëllimi i parë, Stuhia po përqendrohet, përshkruan kundërshtimin e tij ndaj pajtimit me Hitlerin gjatë viteve 1930.
Nuk ka, në fakt, asgjë të diskutueshme në lidhje me pretendimin se Churchill ishte i vetmi në kundërshtimin e tij ndaj pajtimit; ai e bëri vetë në vitin 1948, dhe është pranuar përgjithësisht. Nëse doni kundërshtinë, kjo duhet të vijnë në formën e një argumenti që kundërshton tezën qendrore tek Përqëndrimi i Stuhisë, përkatësisht që Churchilli kishte të drejtë dhe kritikët tij nuk kishin të drejtë. Kjo është një detyrë e vështirë, pasi Përqëndrimi i Stuhisë ka qenë një nga librat më me ndikim të kohës sonë. Nuk është ekzagjerim të pretendojmë se ai ka ndikuar fuqishëm në sjelljen e politikanëve perëndimorë nga Harry S. Truman tek George Ë. Bush.
Tema qendrore e vëllimit – padobishmëria e pajtimit dhe nevoja për të qëndruar kundër diktatorëve – është një teori që merret si e dhënë dhe si një e vërtetë vetë-evidente në shoqërinë perëndimore, si gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë dhe më pas. Dëshmia për këtë të vërtetë të supozuar është pikëpamja e Churchillit mbi vitet 1930 si “vitet që karkaleci u ushqye”, gjatë të cilit fuqitë perëndimore, me marrëzinë e tyre, lejuan ri-armatimin e Gjermanisë, kurrë përsëri, përçon mesazhi, duhet të lejohet të ndodhë. Është një përrallë e bukur, e treguar nga një mjeshtër i narrativës së historive, i cili, pas të gjithave, fitoi çmimin Nobel në letërsi; por a do ishte çmimin Booker më i përshtatshëm? (Çmimi Booker është një çmim i cili ju jepet novelistëve të trillimit anglezë dhe irlandezë).
Dëshironi të gjykoni?
Churchill u përpoq shumë në fund të vitit 1930 në duke u përpjekur për të paralajmëruar për rrezikun që vinte nga Hitleri në Evropë, si dhe të mungesës së gatishmërisë për luftë të Britanisë. Tek vepra e tij Përqëndrimi i Stuhisë, ai nuk thotë asgjë në lidhje me burimet e tij të fshehta të informacionit në lidhje me gjendjen e armatimit të Britanisë (të cilat kryesisht kanë ardhur nga zyrtarët e pakënaqur të RAF), por flet me hollësi në lidhje me ngjarjen qendrore të psiko-dramës personale, gjatë zgjidhjes në Munich në vitin 1938, kur Chamberlain pranoi transferimin e një pjese të Çekosllovakisë tek Gjermania si çmim që duhet të paguhet për paqen në kohën moderne.
Historianët më kanë hedhur poshtë shumicën e informacionit sekret që i ishte kaluar Churchillit si i pavlefshme, por kjo ështe jashtë temës – objektivi qendror në versionin e ngjarjeve sipas Churchill i ngjan më shumë një ushtrimi të vetë-promovimit. Perceptimit absolut se gjithkush ishte me një hap prapa përveç Ëinstonit tonë i cili ruhet nga ikonizmi i statusit të tij si njeriu i cili fitoi luftën dhe si “profeti të së vërtetës.
Nuk është vetëm se Churchill ishte në kundërshtim me kritikat e tij përkundrejt Hitlerit (të cilin ai dikur shpresonte të shihte një figurë të zbutur me kalimin e moshës së tij); mënyra se si ai lexon tërësinë e ngjarjeve që çuan në Luftën e Dytë Botërore ka të meta, dhe duket e mirë vetëm në këndvështrimin e avantazheve të sjella nga retrospektiva. Meqënëse lufta u fitua nga një “Aleancë e Madhe” mes Britanisë, Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, do të ishte e lehtë të argumentonim se një kërkesë e Churchillit për të kufizuar armatimin e Gjermanisë që në vitin 1938 duhet dëgjohej nga aleatët që në atë kohë. Meqenëse presioni i Hitlerit mbi Çekosllovakisë u rrit herët në vitin 1938, Churchill në të vërtetë bëri thirrje për një Aleancë të Madhe, por ishte larg shembullit të një vizionit largpamës. Ai në fakt tregoi miopi dhe dëshirë për gjykim që ndaloi burra të ndjeshëm ti rrinin afër gjatë viteve 1930, ashtu siç Neville Chamberlain ka komentuar në atë kohë, “mund të thuash gjithçka mbi planin e Ëinston, derisa ju ta shqyrtoni atë. Nëse Churchill po thërriste në shkretëtire, ishte shkretëtira e ideve të tij që e kishte marrë me vete në atë bote.
Në kundërshtim me idenë e nxitur nga Churchill, Kryeministri Chamberlain nuk kundërshton planet e tij pa marrë këshilla zyrtare, por për sa kohë Zyra e Jashtme ishte e shqetësuar, idetë e Churchillit ishin ekuivalente me një këngë amatore në bar karaoke, dhe argumentet kundër planit të tij ishin shumë të forta. Së pari, Amerika, pjesa e parë e “Aleancës së Madhe”, ishte ende një superfuqi izolacioniste. Nuk kishte ushtri të aftë për të ndërhyrë në Evropë dhe asnjë politikan të mbronte një politikë të tillë. Tjetra, pjesa e dytë e aleancës, Bashkimi Sovjetik ishte në fakt pjesë e problemit, jo e zgjidhjes, të cilin (siç Stalini nuk e kishte harruar) Churchill ishte përpjekur ta mbyste që në lindje dhe vetëm një mentalitet anglocentrik si ai i Churchillit mund të ketë imagjinuar ndryshe.
Aleanca e Madhe
Aleanca e madhe erdhi sepse shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore mbijetuan diplomatikisht duke mbajtur balancat midis Rusisë dhe Gjermanisë. Shumë pak e pëlqenin Gjermaninë, por edhe më pak shtete favorizonin alternativën komuniste të Stalinit. Disa nga sundimtarët, si mbreti dinak Boris i Bullgarisë, dyshoi se komunizmi ishte vetëm justifikimi i fundit për imperializmin rus; askush nuk mendonte se Stalini ishte një zgjidhje për problemet e tyre. Për më tepër, në frontin ushtarak ka pasur dyshime shumë të forta në nëse Ushtria e Kuqe do të ishte një kundërshtar i denjë për gjermanët.
Në lidhje me Rusinë ka pasur edhe një problem shumë të qartë gjeografik, të cilin Churchill e neglizhoi. Rusia nuk mund të ndihmonte Çekosllovakinë direkt, sepse ajo nuk kishte kufi të përbashkët – dhe asnjëri nga dy vendet, me kufi drejtpërdrejtë të përbashkët me Çekosllovakinë kishte gjasa ti ofronte ndonjë ndihmë Rusisë. Polakët, të cilët kishin vuajtur regjimin rus për më shumë se një shekull dhe kishin fituar pavarësinë ndaj saj, do ta kishin të pamundur, të donin trupat sovjetike në tokën polake. Kjo linte si kandidat të vetëm Rumaninë, ku Mbreti Carol, i cili përballej me një sfidë të brendshme të ardhur nga një lëvizje e fuqishme lokale fashiste, nuk do të rrezikonte pushtetin nga bashkëpunimi me Rusinë komuniste.
Së treti, analiza nga Zyra Jashtme përjashtoi gjithashtu një ndihmë eventuale nga Fr