E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biografi: Reagan & Thatcher, ku ndryshonin dhe ky bashkoheshin

Si e ndryshuan botën, pse të majtët duhet ti studiojnë

Intervistë me biografin e dy prej figurave më të shquara të shekullit të 20. Njëri president i SHBA, ndërsa tjetra kryeministre e Britanisë në fundin e Luftës së Ftohtë

Nicholas Wapshott, është një prej redaktorëve kryesorë CNN. Më parë, ai ka qenë kryeredaktor i The Saturday Times dhe krijues i Revistës The Times. Wapshott është autor i librit “Ronald Reagan dhe Margaret Thatcher: Një martesë politike”.

President Ronald Reagan and Prime Minister Margaret Thatcher take a spin around the dance floor in the foyer of the White House during a State DinnerÇfarë ju frymëzoi për të shkruajtur këtë libër?
Unë jam gazetar dhe biograf. Dhe ajo që kërkoja, ishte një histori e madhe për t’u rrëfyer. Kam shkruajtur një biografi të Margaret Thatcherit kur kam qenë redaktor në London Times. Pas kalimit tek The Observer ku u bëra redaktor politik, kjo nënkuptonte në fakt vizitimin pothuajse përditë të zyrës së Margaret Thatcherit, si dhe kisha të rezervuar vendin tim në parlament, aty ku e kam parë “të fusë në xhep” disa herë kundërshtarët e saj liberalë. Udhëtova me të në vizitat jashtë vendit. Njoh shumë mirë atë dhe të gjithë thatcheristët. Kam shkruajtur me mijëra fjalë për të dhe kam patur një vend në radhën e parë në çdo gjë që ajo bënte, përfshirë vrasjen politike të saj. Ishin kohëra të vrullshme. Sigurisht, e dija mirë që ajo dhe Reagan kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe se askush nuk e kish prekur këtë temë në 25 vite. Mendova se do të ishte gjë e mirë ta bëja unë. Ajo cfarë u befasova kur e zbulova nga letërkëmbimi mes të dyve, si dhe zbardhja e bisedave të tyre telefonike, ishte se, ashtu si në çdo martesë, ka patur shpesh një dallim shumë të madh mes unitetit që ky çift shfaqte në publik dhe mosmarrëveshjet që ata kishin pothuajse për çdo çështje në prapaskena. Për mua ishte një zbulim – dhe imagjinoni, unë që mendoja se dija gjithçka rreth tyre.
Na flisni më shumë për pajtueshmërinë mes Reaganit dhe Thatcherit si dhe ideologjinë që solli martesën e tyre politike.
Kur u takuan për herë të parë në vitin 1975, Regan ishte 65 vjeç dhe Thatcher 50. Ishin në prag të atij që do të shndërrohej në një prej bashkëpunimeve politikë më të suksesshëm në historinë e gjatë të marrëdhënieve mes Amerikës dhe Britanisë. Ishte pothuajse po aq e ngushtë, sa marrëdhënia mes Franklin Rooseveltit dhe Winston Churchillit. Ai takim i parë ishte pak a shumë i ngjashëm me atë takim të famshëm mes Dr. Livingstone dhe H.M.Stanley. Parë në retrospektivë, ai mund të konsiderohet si një prej takimeve më të rëndësishëm të kohëve moderne. Që në fillim, ata nisën të përfundojnë fjalitë e njëri-tjetrit. Takimi duhej të zgjaste afro 15 minuta dhe zgjati më shumë se një orë. U desh ndërhyrja e ndihmësve të Thatcher që të ndaheshin. Një prej shefave të zyrës së shtypit të Reaganit tha se u desh një qysqi që t’i ndante. Që të dy e konsideronin veten politikanë me bindje, që do të thoshte se kishin krijuar besimet e tyre përmes edukimit dhe përvojës personale. Mendimi i praktik i kish çuar drejt ideologjisë së përbashkët, dhe jo librat apo teoricienët politikë. Kjo nuk do të thotë se ata nuk kishin lexuar të gjithë librat kryesorë konservatorë, si për shembull “Rruga drejt robërisë” të Friedrich Hayek si dhe Milton Friedmanin, por se ata i kishin lexuar pasi kishin mbërritur në përfundime të ngjashëm pa patur nevojë për ndihmë. Teoria thjeshtë u bënte jehonë atyre që ata besonin. Dhe ata kishin përftuar pikëpamjet e tyre thuajse identike përmes familjeve të tyre, kishave si dhe përvojës në jetë dhe qeverisje.
Reagan dhe Thatcher ishin lindur një oqean dhe pothuajse një brez larg. Si ka mundësi që u shndërruan në shpirtëra politikë binjakë?
Pajtueshmëria mes të dyve ishte sidomos pasojë e jetëve të tyre familjare. Për ta, familja ishte njësia më e rëndësishme. Ndonëse babai i Reagan, Jack kish qenë një i alkoolizuar, Reagan mbeti shumë krenar për të dhe familjen e tij dhe përkushtimi ndaj tyre mbeti i paprekur. Në fakt, kur Reagan u bë i suksesshëm në Hollywood, ai dhe i ati bashkë me të ëmën, Nelle, si dhe i vëllai, Neil u bashkuan me të në Los Angeles. Jack Reagan u punësua nga Rondald që t’u përgjigjej të gjithë letrave të fansave të tij. Edhe Thatcher gëzonte një jetë familjare shumë të ngrohtë. Ajo jetonte mbi dyqanin e të atit në Grantham, një qytet i vogël hekurudhor në Lincolnshire. Ashtu si Reagan, ajo pati një jetë modeste por shumë familjare. Bashkë me modestinë e jetëve të tyre, ata ndanin një kuptim të thellë të mënyrës se si funksionon tregu, duke qenë se baballarët e të dyve – Jack Reagan dhe Alf Roberts – punonin pikërisht në skajin e tregut të lirë në shitjet me pakicë. Në moshë të re, Margaret punonte në dyqan dhe kjo e bëri të konkludojë se mekanizmi i tregut kish ndershmëri dhe meritë, diçka që njerëzit e krahut të majtë nuk e besonin. Partia Laburiste mendonte se tregu ishte plot të meta dhe shpesh herë i pamëshirshëm dhe se mund të ndreqej dhe bëhej më i drejtë vetëm përmes ndërhyrjes. Edhe Reagan kish një baba që kish qenë tregtar, dikur shiste këpucë në disa qytete të vegjël në Illinois. Në Hollywood, Reagan mëso për të këqijat e komunizmit, ndonëse jo në mënyrën e Joe McCarthy. Ai nuk besonte se komunistët po përpiqeshin t’i shpëlanin trurin kombit përmes filmave. Por ai shihte komunistët në punë në organizatat dhe sindikatat ku merrte pjesë. Komunistët kishin takime, para mbledhjeve, manipulonin axhendat, qëndronin edhe pasi gjithë të tjerët kishin ikur. Një sjellje kjo që ofendonte ndjenjën e fair play-t që mbizotëronte tek Reagan. Dhe në shërbimin e tij në kohë lufte, kur zhvilloi filma rekrutimi si dhe filma stërvitorë për pilotë që bombardonin Tokion, ai bloi se sa herë që qeveria angazhohej në dicka të përmasave të mëdha, kishte gjithnjë shpërdorime. Ai habitej veçanërisht nga fakti që në kohë lufte, kur forcat në terren ishin të pamjaftueshme, burokracia vazhdonte të zgjerohej. Ishte një leksion për qeverinë e madhe që ai nuk e harroi asnjëherë. Të dy mësuan edhe nga eksperiencat e tyre në qeverisje. Gjatë dy mandateve të Reaganit si guvernator i Kalifornisë, ai pati mundësinë të “stërvitej” për politikat që do të zbatonte kur të zgjidhej president. Në nivel kombëtar, Regan mendoi se Niksoni gaboi kur pas rritjes së çmimeve të naftës në fillimin e viteve shtatëdhjetë, ai vendosi kontrolle mbi çmimet. Përtej Atlantikut, Margaret Thatcher u befasua dhe irritua njësoj kur kryeministri Ted Heath vendosi kontrolle mbi çmimet dhe të ardhurat. Deri në mesin e viteve shtatëdhjetë, kur u takuan për herë ta parë, ata kishin mësuar shumë leksione të njëjtë nga përvojat e tyre. Mjerisht, nuk pati mbajtës protokolli në takim, pasi ai ishte një prej takimeve më të rëndësishëm të lëvizjeve moderne konservatore.
A mund të flisni pak për miqësinë e madhe personale që fshihej pas partneritetit politik shumë efikas? Përse ishin shumë të afërt? Cilat ishin dallimet mes tyre? Si përballeshin me njëri-tjetrin?
Ndonëse mendonin njësoj, ata ishin karaktere shumë, shumë të ndryshëm. Siç e dini, disa prej martesave më të suksesshme përbëhen nga karaktere të ndryshëm. Reagan e Thatcher ishin identikë, por edhe shumë të ndryshëm. Reagan ishte një lider, Atij i pëlqente të paraqiste rregullat që kabineti i tij duhej të ndiqte dhe më pas ua linte atyre të punonin. Thatcher ishte e kundërta. Jo e kish të vështirë të delegonte dhe ishte gjithnjë në ndjekje të ministrave të saj. Ajo nuk u besonte atyre që ta ndiqnin. Madje, ajo i tha një herë Nigel Lawsonit, kancelarit të saj më të suksesshëm, se kish ardhur koha q

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›