Tom Cruise hap zemrën

Një nga divorcet që padyshim bëri bujë më të madhe ishte ai i aktorëve, Tom Cruise dhe Katie Holms.
Ndërkaq, për herë parë ka pranuar të flasë për divorcin aktori Cruise. Ai ka pranuar se nuk e ka pritur se do të ndodhte një gjë e tillë .
Çifti janë ndarë në qershor të vitit të kaluar,vetëm pesë ditë para ditëlindjes së 50-të të Cruise.
“Jeta është një sfidë. Jeni 50 vjeç dhe mendoni se keni gjithçka në rregull dhe papritmas diçka ju godet. Kjo është jeta”, i ka thënë aktori një televizioni gjerman.
Çifti i famshëm ka qenë në martesë për gjashtë vite me radhë dhe së bashku kanë një vajzë gjashtë vjeçare të quajtur, Suri.
Suri mbetet me të ëmën në New York, ndërkaq të dy përkujdesen për të bijën.
“Jeta është si një komedi tragjike, juve u duhet të keni sens humori”, la thë në aktori i njohur./Indeksonline/