E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Jam ende i dashuruar në ty Taylor”

Duket se këngëtari i famshëm britanik, Harry Stylesi i ka rënë pishman që është ndarë me këngëtaren Taylor Swift. Gjatë përformancës së fundit të tij në Newcatle, ai la të kuptohet se po i mungon ish e dashura.

Teka po këndonte një këngë, turma dëgjoi atë duke thënë “Jam ende I dashuruar në ty Taylor”, raporton The Sun.

Harry dhe Taylor kishin qenë të lidhur vetëm për disa javë. Së fundmi, ka qenë këngëtarja Taylor ajo e cila ka thënë se do të mund ta kalonte tërë jetën si beqare pa qarë kokën fare për këtë gjë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›