Tom Cruise i shkruan letër ish-bashkëshortes, Kate
LOS ANGELOS-Thyen akullin, Tom Cruise i ka shkruar një letër të përzemërt Katie Holmes një vit pas ndarjes.
12 muaj pas ndarjes, shoqëria e Tom thotë se ai ka ndërmarrë një hap befasues duke i shkruar ish-bashkëshortes në përpjekje për të rindezur shoqërinë mes tyre.
“Ai ka shkruar një letër emocionale. Mendoj se këtë ai e ka bërë për shumë arsye. Duket se përfundimisht ai e ka kuptuar se Katie është dashuria e jetës së tij. Ishte i shokuar kur ajo e la edhe pse ai i kishte injoruar shenjat e tilla si merzia e Kates, por në fund Tom ka kuptuar arsyet pse ajo përfundoi gjithçka”, ka thënë një burim për revistën britanike “Look”.
Po sipas burimit, Tom vendosi ti shkruante pasi e dinte se ajo nuk do ti përgjigjej në telefon.
Ndërkohë duket se përpjekja e Cruise ka pasur efekt tek 34 vjeçara, qe pasi sipas burimeve ajo është “prekur shumë” nga letra e 51-vjeçarit.
Çifti u shkurorëzua në korrikun e vitit të kaluar, kurse vajza Suri jeton në Nju Jork me të ëmën.
(d.b/BalkanWeb)