E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PD

03-07-2013 / Gazeta 55

Basha: Të ecim drejt një ringritje që të jemi nesër shumicë

UPDATE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zyrtarizoi sot kërkesën e tij për të qenë pjesë e garës për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.
Kryebashkiaku Basha e vlerësoi si të pamundur zëvendësimin e liderit të PD-së, Sali Berisha, ai do te mbetet lideri historik. Megjithatë, sipas tij, nisur nga fakti se PD është një trashëgimi e vyer, nevojitet një të ecet drejt një ringritje me qëllim që nesër ajo të jetë shumicë. “Këto kanë qenë ditë reflektimi të thellë për ne demokratët dhe gjithë mbështetësit tanë anembanë vendit. Kam parë dhe prekur hidhërimin për humbjen në sytë dhe duart e qindra mbështetësve tanë të palodhur. Kam dëgjuar dhe ndjerë tronditje, zhgënjim dhe madje edhe zemërim për një rezultat të cilin askush prej nesh nuk e përfytyronte vetëm pak dite me pare. Por kam ndjerë po kështu në shtrëngimin e çdo dore vendosmërinë për tu ringritur, kam lexuar në sytë tuaj forcën për tu përballur me sfidat që na presin, dhe kam dëgjuar nga zemrat tuaja thirrjet për të nisur të gjithë së bashku, plot shpresë, besim dhe energji, një fillim të ri në rrugën drejt rikthimit si mazhorancë!”, vuri në dukje Basha.
Në gjykimin e tij, familja e madhe e demokrateve duhet te jete me e bashkuar se kurrë dhe tani është momenti qe çdo anëtar i saj, çdo demokrat dhe demokrate te jete i gatshëm të japë kontributin e vet maksimal për këtë fillim të ri. “Pas një reflektimi të gjatë, pas mijëra mesazheve të anëtarëve dhe militantëve të Partisë Demokratike dhe pas nje bisede me kryeministrin Berisha jam sot para jush per t’ju komunikuar nje nga vendimet me te veshtira dhe te kthjelleta te jetes time. Vendimin per te kandiduar per kryetar te Partise Demokratike. Jam thellësisht i vetëdijshëm se sa përgjegjësi e madhe është të kandidosh për kreun e një partie që ka lindur nga lëvizja historike e dhjetorit 1990, të një partie që ka ndryshuar historinë e Shqipërisë së re, qëështë udhëhequr nga Sali Berisha, që ka patur në krye të saj që prej fillimit elitën e mendjes, shpirtit dhe kurajos për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe demokratike, me gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, me gjithë popullin shqiptar.
Askush nuk e zëvendëson dot Sali Berishen, ai është lideri ynë historik,dhe burim i pashtershëm force, energjie dhe krenarie per cdo demokrat. Ai është me shume se nje simbol, vete ndërgjegjja e Partise Demokratike. Por misioni i lirisë dhe Shqipërisë së zhvilluar europiane nuk duhet të ndalojë për asnjë moment”, u shpreh Basha.
Por, detyra që e pret nuk është e lehtë, sfidat janë të mëdha dhe për këtë kryebashkiaku vjen në garë për kryesimin e PD me një projekt për fillimin e ri të kësaj partie.
“I vetëdijshëm për trashëgiminë tone te vyer, plot bindje në vlerat e te sotmes ju ftoj te ecim se bashku drejt projektit te se ardhmes tone, drejt fillimit te ri, projektit të ringritjes dhe fitores.
Ne projektin tonë të Fillimit të Ri Partia Demokratike duhet dhe do të mbështetet fort tek ju anëtarët dhe militantët e saj te përkushtuar në vite. Burra dhe gra gjigantë në kontribute dhe sakrifica, modestë dhe të heshtur në kërkesa dhe përfitime. Për mua, në pikënisje dhe themel të Fillimit tonë të ri duhet dhe do të jetë ndjeshmëria absolute për zërin tuaj dhe përgjegjshmëria e lartë për ta dëgjuar, respektuar dhe kthyer atë në moto të veprimit tonë politik.
Partia Demokratike duhet dhe në pikëpamjen time do të ndërtojë nje sistem të qartë dhe transparent të meritës dhe kreditimit për kontributet e çdo anëtari. Kësaj duhet ti paraprije një analize e drejtë, e vërtetë dhe me përgjegjësi, para dhe pas çdo procesi zgjedhor”, deklaroi ai.
Për funksionimin e këtij projekti, basha do të mbështet pikërisht tek tradita e kësaj partie.
“Kjo kërkon evidentimin e plotë tëgjithë potencialit tonë njerëzor, të të gjithë kontributit historik të anëtarësisë tonë në vite, dhe angazhimin pa asnjë hezitim, pa asnjë pengesë të këtij potenciali i cili i vënë në punë me eficencë, përbën një forcë të pathyeshme njerëzore siç demonstrojnë edhe fushatat tona fituese.
Dhe në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri unë do të mbështetem fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa e themeluesve, e Azem Hajdarit, dhe qëndrestarëve të tjerë. Do të mbështetem tek përvoja e çmuar e dhjetëra drejtuesve te Partisë Demokratike sot, dhe ndër vite. Do të mbështetem tek lidershipi historik i Sali Berishes që është një pasuri e paçmueshme për Partinë Demokratike dhe projektin tonë të Fillimit të Ri”, nënvizoi Basha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›