Tom, Katie dhe Suri Cruise

Nju Jork, 15 Prill NOA – Vajzës së tyre Suri, ata asnjëherë nuk kanë ditur ti thonë jo: Tom Cruise dhe Katie Holmes janë prindër që duhet thënë se i plotësojnë çdo dëshirë vajzës së tyre.
Këtë fakt e kanë pohuar të afërmit e çiftit, por dhe imazhet që janë ofruar nga paparacët gjatë kohëve të fundit.
E vogla e shtëpisë Cruise, vishet faktikisht ashtu si çdo vetë dhe të gjitha kërkesat e saj gjithmonë pothuajse janë plotësuar.
Gjatë orëve të fundit janë publikuar dhe foto të tjera të familjes, gjatë ditëlindjes së Dylan’s Candy Bar në Nju Jork, një dyqan i ëmbëlsirave të shumta dhe çokollatave në zemër të Manhattan.
Në këtë vend ata kanë shkuar të tre dhe kanë blerë shumë karamele dhe çokollata për Surin, e cila në brendësi të dyqanit duhet thënë se kërkonte të merrte gjithçka.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme Lidhje: bashke, Cruise, Katie, Suri, Tom