E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomas Eliot zambaket e tokes se vdekur

Letersi/ Si cdo kryeveper edhe Toka e vdekur nuk u prit mire por u imitua ne krejt faqen poetike te shekullit

Arkitektura e poemes

Si pallat ka pese kate dukshem te ndare me nga nje emer ne balloren e secilit Varrimi i te vdekurve nje loje shah prova e zjarrit vdekja e ujit dhe bubullima. Masiv ky pallat betonuar me gure keshtjellash ngjyra-ngjyra. Nga larg duket sikur katet qendrojne pa e prekur njeri tjetrin.

Si pikture ngerthehen te gjitha ngjyrat e ylberit e qindra nuanca. Tablo me permasat e nje mozaiku madheshtor. Kalimtari i rastit mbledh supet e moskuptimit e largohet duke mermeritur dicka per enigmat e surrealizmit.

Si drame ndoshta i afrohemi me mire. Ka pese akte me dekore te ndryshme. Moskuptimi te shoqeron kur drama zbulohet pak nga pak e kur ne syte e spektatorit nuk del ajo qe pritet te pakten ajo qe thote titulli ballor i cdo akti por nje a disa femra gjithnje here si Kleopatra here si Izola a Zhulieta here-here si nje porno bjonde nga lagjja jone e ashtu pa u ndier tenton te zere vend qendror nje biseksual. Me gjithe bemat e tyre.

Lenda e kesaj ndertese sidoqofte eshte lende speciale eshte metafora ajo fjala qe ka ndertuar superpallatet mitet dhe legjendat e popujve eshte fjala e lashte e Homerit dhe Virgjilit Dantes dhe Shekspirit. Ne kete poeme i gjen te tere korifenjte e fjales por dhe folklorin dhe historine perlat e cmuara te lashtesise dhe te koheve moderne.

Nje sqarim i domosdoshem T. Eliot ne te pese segmentet e poemes Toka e vdekur perdor copeza te marra nga rrenojat e vlerave klasike te te gjitha koherave. E kane akuzuar per kete edhe per plagjiature. Mendoj se nuk e kane kuptuar. Ai thote se te vjetrit jane dobesia jone - zbrazeti - asgje ska mbetur prej tyre dhe asgje nuk do mbetet prej nesh. Elioti i merr copezat e shkuara e te tejshkuara relike te shndritshme dikur sot kthyer ne fosile por vendosur ne lartesine e vitrinave te reja te poezise se tij ato behen edhe me vezulluese se me pare. Keshtu poeti i jep goje mitit e bibles Virgjilit dhe Ovidit Shekspirit dhe Miltonit. E kjo jehone e re eshte zeri i te tashmes koherente. Neper keto copeza shkelqimtare me behet se degjoj nje violine te trishtua.

Sepse njeriu ka rene

Poema eshte nje kor i cuditshem zerash pyll gjelberosh ku kendojne te tere zogjte pernjeheresh e poeti mundohet te harmonizoje kakofonine e ketij pylli kozmik. Ne krejt indet e poemes qarkullon nje leng limfatik qe e ben trupin nje te vetem unik. Eumlshte miti i vdekjes dhe i ringjalljes lidhur te dy ne nje fjongo te verdhe si nga floket e henes zhgenjimi me tragjik i kesaj bote. Eumlshte perplasja e madhe per ekzistence midis lendesh akoma te paqarta dhe kudo shpresat e keputura. Por le ta leme mesazhin fetar... E kish me te lehte te kendonte me zerin e tij duke qendruar degeve te keputura te shpreses. Dhe ne fillim duket sikur mban rregullin e varrimit te te vdekurve. Ne fakt merr pjese ne varrimin e shpresave te tij. Dhe te zambakeve. Nuk do te kete ringjallje. Na genjeu dhe prilli i pashkeve ai me i egri i muajve ngjall/lulake nga toke e vdekur trazon/kujtese e deshire ngerthen/shi pranvere me rrenje te mpira/...

Pas botimit te kesaj poeme ndryshon e tronditet nga themelet koncepti per poezine. Elioti nuk ua pertoi shigjetat edhe poeteve te medhenj por qe tingellonin retorike e popullore. Ai nuk e pelqente poezine qe celebronte nje bote te mire e harmonike perkundrazi sipas tij poeti duhet ti qaset botes me nje ndjenje ambiguiteti ironie e kundershtimi. Asnje send nuk eshte ne vendin e vet ndaj dalin poetet te bejne riemerimin e botes. T. Elioti poet dhe teoricien i poezise perdori teknika te reja e te shumta dhe pati nje influence gati boterore ne dhjetera vjet poetesh. Si cdo kryeveper edhe Toka e vdekur nuk u prit mire por ama u imitua nga shumekush ne krejt faqen poetike te shekullit te tjere qe nuk e pelqyen per ti shpetuar ndikimit te profesorit shpiken si ai alternativa te lira poetike. Keshtu ata intuitivisht i rrembyen diktatorit parimin themelor te krijimit busullen e cakerdisur te poezise ose lirine.

Sipas Paul Valery Arti duhet te na tregoje se nuk kemi mundur te shohim ate cka keqyrim prandaj po provojme te ecim neper ate limfen e padukshme pertej syrit qe ngerthen krejt poemen rrugen e metafores. Ky celes na lehteson te hapim pak nga pak kanatat e kesaj poeme te rende.

VARRIMI I TEuml VDEKURVE

Nuk kemi varrim. As te vdekur. As nekrologji e ngushellime.

Eumlshte fjala per ndonje te vdekur qe ska nevoje per lule e per heshtje. As per rregullat e varrimit. Ka vdekur besimi dhe shpresa. Me kot shpresojme te nje ringjallje hyjnore. Njerezit nuk besojne me. As te prilli i Pashkeve. Atij muajit te eger qe ngjall zambaket nga toka e vdekur. Dhe dimri me kot na ngrohu shpresat e na ushqeu nje bule jete me bulbe te thare. Ngerthyer eshte dhe shiu i pranveres ne rrenjet e mpira. Askush nuk e deshiron ringjalljen hyjnore.

Dhe shkame teposhte.

Mbreti dhe une. Kur shpetoi mbreti Ludvig nga burgu erdhi e u mbyt ne liqen. Nuk i ndihmon dot te vdekurit as Kupa e Gralit ose kupa e shenjte. Ju kujtohet Jezui e perdori kete gote ne darken e fundit. Me pas Jozefi mblodhi ne te pikat e fundit te gjakut te Krishtit. Simbol i pastertise kristiane ky akt. Dhe i ringjalljes. I gjakut te Krishtit qe behet drite.

Por ne shkame.

Rrenjemberthyer dege mbi rremete guresh. Nje pirg vegimesh te shprishura Atje ku shembet dielli. Dhe une. Me kot prifti predikon ardhjen e Mesise. Ate e rrethoi turma dhe nuk e besoi. Isha dhe une deshmitar ne kryqezimin e Tij. Pas dymije vjetesh qava. Dhe tani trishtueshem se bashku me poetin e them ndash Mos u kthe o Zot Ne nuk jemi gati te presim ringjalljen Tende. As tonen. Ne perseri do te te kryqezojme. E perseri do te te qajme pas dymije vjetesh te tjera.

... Hijet e muzgut ngrihen vec per ty por une e dashur do te te tregoj dic krejt ndryshe nga hijet e agut qe pervidhen prapa teje. E mban mend ti i kishe floket te njomesht e krahet plot me zambake... Ka nje cast misterioz Tristani dhe Izolta. Une veshtroja heshtjen ne zemren e drites... Pastaj pas seksit dihet. Dhe ndarja nga rrethanat. Heroi i plagosur per vdekje. Izolta nuk po vjen. I shkrete dhe i zbrazet eshte deti... kur vjen nuk e arrin. Keshtu dhe te Romeo e Zhuljeta. Dramat i djegin pasionet dhe te drejtat. Pasioni per dashurine seksuale nuk e permbush pergjigjen e brenges. shpirti psheretin e perplaset ne boshllek.

... I trishtueshem eshte horoskopi i asaj gruas dinake evropiane. Ajo mashtron nuk parashikon. I mbytur erdhi dhe detari fenikas perla qene syte e tij. Ja nje i varur. Dhe me tej beladona italiane ajo zonjusha e hijshme si lule zambaku qe i mbyll petalet ne muzg per ti celur perseri ne mengjes. Por kujdes Me kete lule zambaku lindur si shprese per ringjalljen nxirret nje lloj helmi. O Zot po ceshte keshtu Irreal eshte toka dhe lulet dhe beladona italiane... Ireal eshte dhe Londra keshtu tha dhe Bodleri per Parisin e tij. Qytet gjallues qytet endrrash ku hija e shtang udhetarin mu ne pike te diellit... Nuk e mendoja qe vdekja e kish zhbere kaq shume. Nje ze prej se thelli Ajo kufoma qe mbolle ne kopsht ka nisur te cele. Do te lulezoje thua apo ngrica e pare do ta thaje Po i ze muzgu dhe simbolet. Dhe zambaket me kot shpresojne.

Sepse ne shkame.

Ai veterani i Luftes Punike midis kartagjenasve dhe romakeve nuk do qe ai qe ka vdekur te ngjallet serish. As heronjte as deshmoret. Dileme kozmike kjo. I ngritur qendron problemi edhe ne luften e fundit ne Ballkan. Te gjithe indiferente ndaj luftes dhe ndaj imazheve qendrore te religjionit. Duhet te trembemi kur dhe simbolet celin petale te vdekura. E shkrete edhe me toka. Ka rregull edhe per varrimin e te vdekurve. Ju te pavarrosur mbajeni larg ujkun prej ketej/me ato kthetra prape do tu zhvarrose... Ne jeten e trazuar te njeriut ka pasur qen miqesore dhe jo ujq armiqesore Mbahet mend vetem qeni i Pompeut qe hengri te zotin... Pse vetem njeriu di te haje. Por sidoqofte te gjitha rrethanat jane te papershtatshme per ngritjen e ndonje zoti.

Sepse ne rame.

NJEuml LOJEuml SHAHU

Prej ketij akti vjen nje ze jo aq si mesazh boshtor i poemes qe do rrjedhe gjurmeve te heshtjes hap pas hapi deri ne fund - jo zeri i ngjan nje ulerime te mbytur nje berbelitjeje epileptike. Dicka po ndodh rreth nje loje shahu... Po kujtohet nje drame nje drame si nje loje shahu Grate pergjojne grate atje njerezit e Dukes i sigurojne atij femra per epshet dhe babezine e tij seksuale. Ja ne dhomen siper ai po perdhunon nje vajze poshte ku luhet shah levizjet e figurave kryhen sipas ritmit te perdhunimit nen zera dhe ofshama seksi. Ai zeri epileptik dicka shqipton per zvetenimin shpirteror te njeriut por le ta shohim skenen me syte tane. Befas dekori leviz e na con tek nje princeshe e antikitetit. Eumlshte Kleopatra e lashte ne takimin e pare me Antonin. Pas seksit princeror vjen nje martese e merzitshme me shume histeri dhe hipokrizi. Karrigia ku ajo rrinte si fron i zi i shndritshem mbi mermer kuqelonte... Pak me poshte serish nje skene e tille seksi proletaresh. I njejte seksi si te Kleopatra vec jo tek jahti ku ajo rrinte si fron mes flakesh/e digjej permbi ujera/. Dekori mbreteror dhe makijazhet e femres me parfume kremra pudra ereza e aroma me rrezellimet e diamanteve qe leshoheshin drejt saj... ndryshojne shume nga dekori i piste por nuk ndryshon thelbi i seksit. . Dhe Kleopatra e Antoneta te njejta eshte me prostituten e thjeshte. Pabesite e tradhtite e bashke me to dramat e pafundme te cifteve nuk ndryshojne nga dekoret. Elioti hidhet edhe te Virgjili vezhgon pishtaret flakerues qe vareshin prej tavaneve te arta ku Didona i shtron darken luksoze Eneas te dashurit te saj i cili pas seksit e braktis e ajo tek sheh ate qe largohet ne det vret veten. Djalli i seksit eshte i njejte ne cdo njeri. Te njejte jane kodoshet dhe prostitutat. Dhe seksi po ai. Nuk duhet te habitemi. Miltoni te Parajsa... na i tha Djalli e pa kete pamje selvish sapo shkeli ne Eden. Kopshti i Edenit nuk eshte emer i pervecem diku rreth Babilonise. Ai eshte i kudondodhuri. Kozmik. Dhe Adami. Mekati dhe seksi. Globalizmi eshte seksi ne emerues te perbashket ose e kunderta seksi eshte globalizem. Sa me thelle te hysh ne kete kopsht zi e me zi do gjesh. Dashuria dhe seksi nuk eshte njelloj. Thone qe e para eshte me leje te Zotit i dyti me djallin.

Te dyja kane nga pak dhune e nga pak krim. Dhe ndeshkim te sigurt. Nuk jam i qarte sidoqofte gjithnje e me teper zvogelohet dinjiteti njerezor. Seksualiteti eshte forca qendrore drejtuese e natyres njerezore po pse e ngarkojne me kaq shume akuza A thua e akuzojne vetem teologet poetet dhe te paaftet. A thua vertet arti dhe letersia prodhohen nga sublimimi i libidos se pakenaqur Psikoanaliza hedh pak drite ne parapelqimet seksuale por ajo si shkence e tejme eshte dhe vrasje karakteri. Njelloj si atevrasja e Dostojevskit.

Sepse ne shkame.

Elioti degjon Ovidin e ky na tregon per Filomenen e bukur qe e perdhunoi mbreti Tireu njekohesisht dhe burri i motres. Qe te mos tregonte perdhunuesi i preu gjuhen e ajo u kthye ne bilbil. E kendon e qan si bilbil cu-cu-cu e vit-vit-vit. Sinjale seksi keto dhe lexuesi nuk e di mire jane sinjale afrimi apo mallkimi. Se dhe seksi me Zot nuk eshte larg te paudhit. Filomena ende renkon e qan e bota perndjek perhere ate cu-cune enigmatike kete histori te ndyre per veshe te ndyre. Sepse frutet e Kopshtit te Edenit jane me misterioze se molla e ndaluar dhe molla objekti simbolik i mekatit ska te beje me gjethen e fikut...

Ju lutem dilni se do te mbyllet Kush Loja e shahut Dyqani Zyra parlamenti shtepia publike... - Naten e mire Bill Lou Meri naten Naten e mire kurva te dashura Dhe ju zonja te nderuara naten e mire Kjo qe dhe fjala e fundit e Ofelise te Hamleti. para se ajo te vriste veten. Naten e mire - Ndersa poshte dritares se saj valezonin valet e zeza dritherohej faqja e ujit te zi e qante e qante shelgu i zi...

-vit-vit-vit/cu-cu-cu/dhunuar perbindshem/Tirteu...

ZJARRI...

Poeti predikoi edhe zjarrin sipas Budes. Ceremonia e zjarrit eshte e njejte me ceremonine e ngjitjes. Te digjen te gjitha ndjenjat qe e pengojne shpirtin te clirohet nga deshirat... Largohuni nga jeta nga seksi nga djalli...

Por Buda mbeti gjithnje vetem me Buden. Ate nuk e ndoqen pas as poetet. Ky akt i Tokes se shkrete na i bie me prane renien e njeriut. Poema si organizem i gjalle ketu e tejpashme me te gjithe kapilaret e gjakut precipiton neper kultura te ndryshme vlera dhe antivlera e fokusohet ne zvetenimin shpirteror te njeriut qe vjen nga shthurja seksuale. Kudo keshtu. E thote filozofi rapsodi prifti e poeti. Sipari hapet me E. Spenserin qe tregon nje martese fisnikesh por seksi e perdhunimi seshte as martese as dashuri. Lumi eshte vend papastertish. Tenda e lumit ra. Gishterinj te mbetur gjethesh/ u kapluan e rane ne bregun e lagur. Era/shkoi heshtur mbi dheun e zberdhulet. Nimfat iken. Me pas vjen Shekspiri. Ngjitur me tragjedine. Serish qava vellane e mbytur. Pune femrash dhe atje. Dhe te Parlamenti i bleteve. Nuk kemi cbejme. Tamiz i dashur shko i qete deri ne fund te kenges sime. Buze ujerave te Lemonit rashe ne gjunje e qava. emer liqeni dhe dashuri

Sepse une kendoj zerene.

Drama vjen e ngjishet. Syte e Aktionit gjahtar kane pare Dianen lakuriq. Ate qe nuk duhet ta shohe njeriu. E hyjnesha e denon duke e kthyer ne kaproll. E gjahtaret e tjere e vrasin si kaproll. Disa thane se ate e shqyen qente e vet. Ska rendesi ai kish pare ate te ndaluaren bukurine hyjnore. Dhe bukuria e ndaluar te vret. Te vret duke e pare dhe duke mos e pare. Kujt i duhet ajo bukuri mahnitese pa e pare dikush Eumlshte aluzioni i njeriut qe vret te bukuren brenda vetes. Tek miti dhe tek ne. E njejta pamje. I njejte shkaku dhe pasoja. Koha ka ngrire.

Sepse ne shkame.

Mbi fytyrat e ndera ku shket koha shkaterruar prej shkaterrimit nga shkaterrimi. Ja perseri Filomena ajo e perdhunuara qe u be zog e qan e vajton ate naten e seksit e zeri i meket ne lengun e zi te elegjise. Filomena-rregjakur mizorisht prej mbretit te pashpirt. Poeti nxiton te dale te Tirezia personazhi me i rendesishem i poemes qe lidh te tera indet eshte deshmitari pornografik biseksuali i vjeter i mitit dhe homoseksuali i sotshem qe po fiton qenien e vet ligjerisht perdhunuesi dhe e perdhunuara simbioza e nje shtremberimi gjenetik apo kuriozitet per seksin tjeter Para se te vijme te Tirezia e sotshme grua kujtojme pak mitin e lashte Jupiteri i thote Junes se ai mendon qe ne aktin seksual femrat ndiejne kenaqesi me te madhe se burrat. E shoqja e mohon dhe te dy drejtohen te profeti Tirezia. Pasi e degjon ciftin hyjnor profeti i jep te drejte Jupiterit. E shoqja e denon me verbim ndersa i shoqi i jep forcen e profetit. Ne variantin origjinal te mitit drama eshte akoma me e bukur Tirezia i la ciftit pak kohe qe ta provonte ne trupin e tij. Ai qelloi me shkop nje cift gjarpernjsh dhe ai u kthye ne femer. Pas shtate vjetesh te tjere ai goditi prape gjarperinjte e ciftosur dhe u kthye perseri ne mashkull. Keshtu ai provoi kenaqesine si mashkull dhe si femer.

Tani terezia burre-grua eshte ne nje gjendje me mjerane. Ai pohon me gojen e tij Une Tirezia ndonese i verber rropatem mes dy jetesh/plak njeri/... ... Mbi nje divan te piste jane bere kapice me corape pantofla pizhame korse profilaktike... . Une me gjoks te fishkur grash... pres mashkullin e radhes nje hamall rruge i ndezur dhe i prere hidhet ne sulm/dhe indiferencen ma merr si mirepritje. Lexuesi sheh nje skene banale e te neveritshme dhe tani shkakun e di edhe lexuesi. Mekati seksual eshte i pakeputur permanent. Une Tirezia ose mbreti isha dhe atehere qe rashe ne gjunje poshte mureve te Tebes... Dhe mallkimi me ndoqi kemba kembes se mekati erdhi nga incesti i Edipit me te motren sipas Sofokliut. E kopilet biseksualet gejte a lesbiket mbine dendur ne planet. Eumlshte kjo muzike e njohur qe shket ndane meje permbi ujera. Ne perendim e ne lindje. I njejte seksi epshi tundimi. Zvetenim qelizor. Kudo. Nen lekure. Nen hije. Ne endrra. A nuk e joshen dhunshem dhe Shen Agustinin e ri Ne Kartagjene pastaj ktheva mu atje ku plot dashuri te zhyera bucitnin vesheve te mia. Gjer te Buda ne Lindje ku asketi i drejtohet zjarrit O Zoti im shkulem qe andej/O zoti im me shkul/duke me djegur...

VDEKJA NGA UJI

Kjo vdekje nuk flet vetem per Feniksin Flebeas qe para dy javesh. Ai tashme ka harruar klithmat e pulebardhave dhe ahmen e detit. Poeti eshte i erret dhe krejtesisht i paqarte ne kujtimet e te vdekurit. Vdekja nga uji eshte tema e ringjalljes e kjo lidhet me shtrengaten. Nuk harrohen kujtimet dhe endrrat dashurore te moshes se re. Njeriu vazhdimisht eshte ne enderr. Kthimi i endrres ose ai qe shoqeron aktin e vdekjes - sic thoshte Yeats - eshte kthim te zanafilla.

CFAREuml THA BUBULLIMA

Ka ndodhur ajo qe pritej. Jezusi i ringjallur ka zbritur ne toke ka gjetur dy dishepujt e tij ne udhe dhe ata nuk e njohin. Ka ndodhur nje rirenie. Nuk perfillet me as Kupa e Gralit. Rrenimi i sotshem perben dhe catine e poemes. Catine me tjegulla te kuqe. Eumlshte okupimi bolshevik i lindjes. Eumlshte kjo toka e vdekur. Ne kaos. Bota me shkembinj te eger. Pa uje. Njeriu i atyre aneve i dehur kendon ne ekstaze buze gremines. Sic kendonte Dimitri Karamazov i Dostojevskit. Atevrasjen.

Ketu ska uje d.m.th ska jete. Mos prit as ringjallje as rilindje. Kuqelimi i pishtarit mbi fytyra dallohet qe larg. Dhe ngrica e heshtjes ne kopshtije. Eumlshte agonia mes rrafshinave te gurit. Gjemime e gjema e burgje e kapanone. Dhe jehona bubullimash maleve te larte. Pranvera. Gjemime shterpe. Pa shira. Blerim gjinkallash e kenge te uritura. Bari i thate dhe gure e shkembinj. Eumlshte vrare dhe kisha dhe shenjtoret. Si Gjon Pagezori qe per nje kaprico dashnoreje ia prune koken ne sini. Gjithcka ne epsh. Dhe toka dhe familja dhe krimi. Eumlshte catia e epshit pa seks qe kriminalizon instinktet e ndaluara. . Epshi njesohet me krimin. Dielli pervelon. Shkretetire. Dhe zambaket te vdekur.

Edukim. Ose Purgator. Jemi ne aktoret e tij. Ze-rene. Me etjen per pastrim me shpresen per ngritje sipas epshit kolektiv. Ferri eshte me i sinqerte. Dhe ngjyrat i ka me te qarta. Atje dhe vetem atje jepet natyra e vertete e te denuarit dhe e njeriut modelar. Atje vesi dhe mekati shpalos thelbin e vet te vertete. Mekati vazhdon me fytyrat e maskuara te mases. Dhe pornografia pamje mjeruese e botes se re...

Po une kur do te behem dallendyshe te tregoj mbretin perdhunues

Teposhte drites henore barerat feshferijne mbi varret e rinuara.

- Da da Da.

-...

Qe te mberrish atje ku nuk di edhe te Zoti duhet te shkosh nga udha e padijes. Por eshte i trishtuar poeti. Eumlshte me e mire vdekja se pleqeria. Instinkti i vdekjes e shfaq vetveten si instinkt seksual. Moskuptimi ka sjelle ndrydhjen instinktuale te femijerise. Njeriu me hirin nen menge e plakut i redukton deri ne hi instinktet. Trishtimi kozmik i poetit vjen nga kotesia e perpjekjeve njerezore dhe pushteti i vdekjes mbi gjithcka. Dhe kerkon shpetim te pushteti i panjohur ose dija e peruljes.

Por poeti eshte i pameshirshem. Rrugen e Zotit qe zgjodhi vete ia beri te frikshme lexuesit. Ja tek vjen Krishti/Kirurg i pergjakur qe dhimbje jep me teper se ilace... Kirurgu i plagosur i meshon thikes/dhembshuri therese e artit te sheruesit...

E keshtu pas gabimit ne gabim kreshperohet shpirti i zemeruar. Dhe tha poeti cdo poeme eshte nje epitaf Ne gurvarrin e tij ai parashkroi Fundi im eshte dhe fillimi im.

Lindja dhe vdekja peshojne njelloj. Ne kemi lindur nga te vdekurit.

Po ne do te jemi me te mire e me te bukur.

Kur zjarri dhe trendafili te behen nje.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›