E Diel, 1 Nëntor 2026

Poliklinikat me memorie shendetesore per pacientet

Historiku i semundjes se pacientit bashke me te gjitha te dhenat shendetesore do te jene te memorizuara ne cdo poliklinike. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ne bashkepunim me fondacionin gjerman Konrad Adenaur kane bere te mundur ndertimin e nje programi i cili krijon memorien shendetesore te cdo pacienti. Nepermjet nje data-base online te gjitha poliklinikat disponojne ne kohe informacionin e nevojshem per nje pacient. Por krahas kesaj risie ne sistemin shendetesor ISKSH po harton politika per lehtesimin e menyrave te perfitimit te barnave te shtrenjta per pacientet. Per here te pare ne kemi krijuar nje sistem te memories shendetesore dhe ne respekt te kartes se te drejtave te pacientit. Ky program garanton mbrojtjen e te dhenave te pacienteve ne lidhje me gjendjen shendetesore diagnozen. Ne jemi ne diskutime e siper per liberalizimin e menyres se perfitimit te tyre nga QSUT ne drejtim te rajoneve ku pacientet jetojne - tha Elvana Hana drejtore e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor. I pranishem ne takimin e organizuar nga ISKSH ministri i Shendetesise Petrit Vasili eshte shprehur se mekanizmat e rinj te teknologjise moderne do te rrisin cilesine e sherbimit. Infrastruktura mjekesore eshte testuar dhe eshte bere e pamundura qe te jete prezente ne te gjithe territorin ne menyre kapitale. Po dhe ajo spitalore sigurisht me logjiken e racionalizimit te vazhdueshem te sherbimit spitalor dhe ne kete menyre nje nga sfidat e krijimit te nje aksesi sa me te gjere dhe pa kufi per pacientet eshte nje sfide qe ka gjetur pergjigje pozitive - u shpreh Petrit Vasili minister i Shendetesise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›