Urbanet ZMK padit bashkine Po falimenton linjen e Kombinatit

Linja e vetme nen administrimin e bashkise del me humbje
Linja e autobuseve urbane Kombinatit - Kinostudio e vetmja linje qe administrohet nga Bashkia e Tiranes rezulton me humbje ndonese prej 10 vitesh kjo linje operon me urbane te dhuruar dhe qe nga ajo kohe e vetmja perkujdesje ndaj tyre eshte nje larje disa here ne jave me kova dhe uje. Gjendja e sherbimit te udhetimit vazhdon te rendohet pasi urbanet ecin ngadale ne menyre qe te mbushen me sa me shume pasagjere qe presin me dhjetera minuta neper stacione cka rrit edhe me shume fitimin ne dem te qytetareve. Po keshtu sipas konstatimeve te bera nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve ne nje shumice rastesh fatorinot e kesaj linje nuk u japin as bileten pasagjereve qe paguajne 30 leke te reja. Kjo eshte panorama e linjes se urbaneve Kombinat - Kinostudio e bere publike nga drejtori i ekzekutiv i ZMK-se Altin Goxhaj i cili dje ka paditur ne prokurorine e Tiranes per shperdorim detyre kryebashkiakun Edi Rama punonjesit e Bashkise Tirane dhe te Parkut te Transportit Urban te Udhetareve.
Gjendja
Vetem nje jave me pare Goxhaj pati publikuar gjendjen e rende ne te cilen operon linja Kombinat - Kinostudio duke treguar qartazi neglizhencen e Bashkise se Tiranes kundrejt kesaj linje.
Sipas kreut te ZMK-se Altin Goxhaj linja e vetme nen administrimin e bashkise del me humbje cka sipas tij le te nenkuptohet se nuk po abuzohet vetem me parate e biletave te pasagjereve por edhe me parate e taksapaguesve te cilat vihen ne dispozicion per te subvencionuar transportin publik ne Tirane.
Per me teper - vazhdon Goxhaj ne padine e tij - qe autobuset e linjes Kombinat - Kinostudio jane te gjithe dhurate qe prej vitit 1999 - 2000 ne kohen kur Bashkine e Tiranes e drejtonte Albert Brojka cka tregon edhe nje vlere te ulet ne koston e sherbimit.
Nderkohe qe nga te dhenat e mbledhura nga ZMK-ja rezulton se ne nje shumice rastesh fatorinot e kesaj linje nuk u japin as bileten pasagjereve qe paguajne 30 leke te reja nderkohe qe autobuset jane te piste sepse nuk lahen me detergjente sipas standardeve te kerkuara por vetem disa here ne jave me kova me uje cka tregon edhe shpenzime te uleta ne mirembajtjen higjienike.
Gjendja e sherbimit te udhetimit eshte skandaloze pasi autobuset ecin ngadale ne menyre qe te mbushen me sa me shume pasagjere qe presin me dhjetera minuta neper stacione cka rrit edhe me shume fitimin ne dem te qytetareve.
Padia
Cdo vit Bashkia Tirane abuzon me buxhetin e subvencionimit te transportit publik duke e nxjerre me humbje linjen e dyte per numer udhetaresh ne Tirane. Per keto arsye duke qene se kjo linje sherbimi eshte bere nje torture e vertete e qytetareve te Tiranes duke demtuar rende standardet e nje kryeqyteti dhe te drejtat e konsumatoreve Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve i dha kohe para nje jave Bashkise Tirane dhe personalisht kryetarit Edi Rama per tiu pergjigjur pretendimeve tona per abuzim me fondet publike por askush nga Bashkia Tirane apo Parku i Transportit te Udhetareve nuk reagoi duke vazhduar heshtjen 10-vjecare - thuhet ne padine e ZMK-se dorezuar ne prokurorine e Tiranes.
Nder akuzat e detajuara ne padine e Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit mbi administratoret e Parkut te Transportit te Udhetareve Tirane eshte edhe ajo per Shperdorim detyre ndersa drejtuesit e bashkise akuzohen per Mosmarrjen e masave per te nderprere gjendjen e paligjshme Perfitim te paligjshem te interesave ndersa mbi kryebashkiakun Rama rendon akuza per Korrupsion pasiv te funksionareve te larte shteterore ose i te zgjedhurve vendore.
Transporti urban ne qytetin e Tiranes kryhet nga pese operatore
Parku i Transportit Urban te Udhetareve i cili perfshin linjen
Kombinat - Kinostudio gjatesia e linjes 8.7 km dhe me 24 autobuse ne perdorim
Alb-Trans i cili perfshin linjat
Stacioni i trenit - Tirana e Re - Unaza e Re gjatesia e linjes 5.8 km dhe me 14 autobuse ne perdorim
Tufina gjatesia e linjes 6 km dhe me 10 autobuse ne perdorim
Ferlut i cili perfshin linjen
Unaza gjatesia e linjes 7.4 km dhe me 32 autobuse ne perdorim
Tirana Urban Trans sh.p.k. i cili perfshin linjat
Qender - Porcelan gjatesia e linjes 3 km dhe me 9 autobuse ne perdorim
Qender - Uzine Autotraktore gjatesia e linjes 8 km dhe me 10 autobuse ne perdorim
Qender - Sauk gjatesia e linjes 8 km dhe me 12 autobuse ne perdorim
Tirana Lines sh.p.k. i cili perfshin linjat
Qender - Laprake gjatesia e linjes 3.2 km dhe me 7 autobuse
Qender - Institut Bujqesor gjatesia e linjes 9 km dhe me 23 autobuse