E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomas Kantrimen viziton sot Kosoven

Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Tomas Kantrimen viziton Kosovën. Në qendër të vizitës së tij është takimi me kryeministrin në largim të Kosovës, Hashim Thaçi. Zyrtari i lartë amerikan dje qëndroi në Shkup, ku me autoritetet maqedonase bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave dhe dialogun politik.

Para Shkupit, Kantrimen qëndroi në Tiranë, ku e përcolli mesazhin që ngjarjet e 21 janarit t’i zbardhë drejtësia, ndërsa kriza politike të zgjidhet me dialog. Ai ka qëndruar edhe në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues (GND) për Kosovën.Kantrimen ka deklaruar në Bruksel se Shetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës - dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›