E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 te vdekur dhe tre te plagosur ne dy aksidente

Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë janë pasoojat e një aksidenti në aksin Lushnje – Kavajë në rrethrrotullimin e Savrës. Enver Sulko 65 vjec dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën pasi drejtuesi i automjetit me të cilin udhëtonin ka dalë jashtë rrugës. Shpejtësia e lëvizjes ka qenë mjaft e madhe dhe drejtuesi i tij, tashmë i plagosur rëndë, nuk ka mundur të marrë kthesën ne vendrrotullim, por ka ecur drejt duke u përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë edhe një tjetër pasagjer i këtij automjeti. Policia në versionin e parë të dhënë pas ngjarjes ka konfirmuar se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Ndërsa një viktimë tjetër është shenuar në rrugen nacionale  Pogradec- Korce si pasojë e një aksidenti. 62 vjecari Nazar Shkembi, banor i fshatit Porodine është goditur teksa kalonte në krahun tjetër të rrugës nga autobuzi i linjes Tirane- Selanik. Për shkak të shpejtësisë së automjetit, kalimtari ka gjetur vdekjen e menjehershme. Pas ekspertizës në vendngjarje policia ka bllokuar mjetin dhe ka ndaluar drejtuesin e tij.

Një tjetër aksident me pasojë  plagosjen e rëndë të  një tjetër 62- vjeçari është shënuar në superstraden Lezhë-Tiranë rreth orës 14:00 të së enjtes. Në segmentin Lezhë-Milot një automjet kamionçinë me targa të Lezhës që drejtohej nga shtetasi 31 vjeçar Edmond Lazri ka përplasur këmbësorin Prend Mhillaj nga Puka.

Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia e 62- vjeçarit i cili ka  ndërprerë rrugen në mënyrë të mënjehershme. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe më pas në spitalin ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore. Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›