E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool Dalglish optimist per Ligen e Kampioneve

Trajneri i Liverpol Kenny Dalglish ka harruar shumë shpejt largimin e Fernando Torres, i cili regjistroi transferimin rekord te Chelsea për 58.5 milionë euro, duke u shprehur optimist se skuadra e tij do të sigurojë një biletë për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Aktualisht Liverpool renditet në vendin e shtatë të kampionatit anglez, ndërsa jashtë garës për titullin kampion objektivi i vetëm është një vend në zonën Champions.

“Skuadra ka gjetur ecurinë pozitive dhe të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm për objektivin e mbetur në këtë sezon. Ka shumë ndeshje për të luajtur. Nuk do të jetë e lehtë, por unë jam optimist se do të sigurojmë një vend për në Ligën e Kampioneve”, ka bërë të ditur Dalglish, i cili pret rikthimin në formën më të mirë të kapitenit të skuadrës Steven Gerrard. Ky i fundit po rikuperohet nga dëmtimi në gju, ndërsa sipas trajnerit rikthimi i tij do të forcojë akoma më shumë skuadrën. "Sigurisht ne presim që Gerrard të kthehet sa më shpejt. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën”ka thenë tekniku skocez, i cili ka mbrojtur edhe një herë merkaton e Liverpool, që largoi Fernando Torres për të blerë sulmuesin uruguaian Luis Suarez dhe atë anglez Andy Carroll.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›