Blerim Rrustemi në provë te Eintracht Braunschweig

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Blerim Rrustemi i është rikthyer edhe një herë Gjermanisë dhe përsëri kategorisë së tretë për të vazhduar karrierën e tij. 24-vjecari aktualisht është në një periudhë prove tek skuadra Eintracht Braunschweig ku më parë është aktivizuar Bekim Kastrati dhe në ditët në vazhdim do të mundohet që të bindë drejtuesit e Braunschweig për ti ofruar një kontratë. Rrustemi së fundmi kishte kontratë me skuadrën daneze Horsens, por për shkak se nuk kishte arritur që të përshtatet më së miri me skuadrën kishte prishur kontratën që do të duhej të ishte e vlefshme deri në fund të këtij sezoni. Skuadra e Eintracht aktualisht renditet në pozitën e 12-të në grupin e saj të Regionalliga dhe duket gati e pamundur një rikthim i kësaj skuadre në Bundesliga 2 ku garonte sezonin e kaluar. Një kalim në Regionalliga mund t'i kushtonte Rrustemit me humbjen e vendit në kombëtaren shqiptare.