Tomason: “Në Shqipëri morëm aq sa meritonim”Në dy ndeshjet e fundit, Danimarka barazoi me Portugalinë në Kopenhagen e Shqipërinë në Tiranë, me të njëjtin rezultat: 1-1

Publikoje ne:
Sulmuesi i njohur i Danimarkës, John Dahl Tomason (33 vjeç, 102 ndeshje, 51 gola) gjatë një interviste të gjatë për faqen zyrtare të FIFA-s, fifa.com, deklaroi se në Shqipëri skuadra e tij nuk mund të meritonte më shumë se barazimi.
Kapiteni i skuadrës që kryeson grupin 1 eliminator, ku bëjnë pjesë edhe Suedia, Portugalia, Hungaria e Malta, foli në prag të ndeshjes kyçe midis Danimarkës e Suedisë (10 tetor), që do të vendosë edhe fatin e mëtejshëm të njërës prej dy skuadrave drejt finaleve të Kupës së Botës 2010.
Në dy ndeshjet e fundit, Danimarka barazoi me Portugalinë në Kopenhagen e Shqipërinë në Tiranë, me të njëjtin rezultat: 1-1, duke humbur pikë të vlefshme, që mund t’i kushtojnë shumë skuadrës së Morten Olsenit.
“Mendoj se ju jeni gjithmonë i mërzitur kur ju humbisni pikë pasi keni keni qenë në avantazh. Duke kthyer kokën pas, e shikoni barazimin kundër Portugalisë si një rezultat të mirë. Janë një ekip i madh dhe ata kishin nevojë për fitoren me shumë se sa ne bëmë. Përsa i përket ndeshjes më Shqipërinë, ajo është diçka krejt tjetër. Nuk ishim me të vërtetë shumë mirë dhe ne morëm atë që meritonim”.
Tomason foli edhe për ndeshjen kundër Suedisë. “Danimarkë-Suedi është një ndeshje e madhe në Skandinavi në çdo rrethanë, është diçka e tejmadhe për të dy vendet, por kësaj radhe ka diçka ekstra-speciale pasi luhet fati se kudh do të shkojë në Kupën e Botës. Ne kemi shumë të besim ne veten tonë pasi jemi në pozicion më të mirë dhe se kemi pasur disa rezultate të mira në ndeshjet e fundit. Unë mendoj se ne duhet të prenotojmë një hotel të mirë në Afrikën e Jugut”.
E Hene, 05 Tetor 2009