E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomor Alizoti: Rama është i paaftë të lexojë katastrofën ku është zhytur! Thirri policët si mercenarë me pagesë kundër studentëve

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka akuzuar kryeministrin Rama se thirrja e Policive si mernencar duke u premtuar pagesa për të shtypur protestuesit është një shenjë e qartë paniku. Alizoti Rama policiaSipas tij, Edi Rama do bëjë ciklin e të gjithë diktatorëve. Për demokratin, kur diktatorët janë ‘ në grahmat e fundit shkojnë drejt kërcënimit. Por diktaturat bien nga paaftësia”.

“Thirrja e policeve si mercenarë në pagesë kundër studentëve është shenjë e qartë e panikut.

Edi Rama do bëjë ciklin e të gjithë diktatorëve. Ata kur janë në grahmat e fundit shkojnë drejt kërcënimit. Por diktaturat bien nga paaftësia. Ai është i paaftë të lexojë katastrofën ku është zhytur, ata që e rrethojnë janë të paaftë ta këshillojnë dhe ndalojnë.

Ndaj i hakërrehet studentëve si një shtazë dhe duartrokitet nga të vetët. Nga sot, pas mesazhit paranojak, përballë studentëve dhe qytetarëve nuk janë më policë, por mercenarë të kryebanditit”, shprehet Alizoti.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›