E Diel, 1 Nëntor 2026

Caka jep dorëheqjen nga SkrapariSkrapari po përjetonte një krizë financiare muajt e fundit.

Rrjetet sociale:

Hysen Caka dha dorëheqjen si presidenti i klubit të Skraparit, pas dy vjet e gjysmë në drejtim të tij.

Biznesmeni e argumentoi largimin se ndihma e dhënë për skuadrën nuk i ka dhënë asnjë përfitim ekonomik.

Skrapari po përjetonte një krizë financiare muajt e fundit.

Caka falënderoi tifozët për mbështetjen që i kishin dhënë atij dhe skuadrës.

Në javën e shtatë të Kategorisë së Parë, Skrapari fitoi 1-0 me Beëslidhjen. Golin e vetëm të takimit e shënoi Ymeri në minutën e 56-të.

Skrapari renditet pas shtatë javësh në vendin e 12-të me tetë pikë.

Takimi i radhës në kampionat për Skraparin e drejtuar nga Edmond Dalipi është ai kundër Adës në Velipojë.

Në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, Skrapari do të përballet me Skënderbeun e Korçës.

Numri i klikimeve - 6897
  E Marte, 20 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›