E Diel, 1 Nëntor 2026

Tomorri, megjithëse në festë, i ngjan fushës së Qerbelasë, me skena makabre kërme dhe gjaku që stë hiqen nga mendja

tomoriGazeta Shqiptarja.com boton një shkrim për festën e bektashjanëve në Tomorr, ku kryhet riti I therjes së kurbanëve në mënyrën më makabre, më të shëmtuar dhe më antihumane, në sy të njerëzve, të vegjël apo të mëdhenj qofshin, duke ndikuar thellë në ndërgjegjen e tyre.

Edhe vetë shenji Abaz Ali nuk do të ishte dakord me këtë masakër. Dhjetë mijë, qengja, dele e desh, të therrur, të rrjepur e të pjekur në sy të mijëra njerëzve, fëmijëve, grave, e burrave, por nuk ka sesi këto skena të ngjallin shpresën e besimit, dashurinë e Zotit. Çfarë dashurie tregohet në fakt me këtë orgji gjaku ndaj të shenjtit Abaz Ali?  A ka paqe e shpresë teksa sheh gjak e zorrë sheshit? Kurbani është një ritual, ndoshta i mirë, nuk po e gjykojmë, por duhet të bëhet brenda standarteve ligjorë dhe etikë, thuhet në shkrim.

Ndoshta ka ardhur koha të largohemi nga rituale të tilla, nga skena të tilla që nuk të sjellin aspak paqen, por vetëm tallaze gjaku, mbyllet shkrimi, duke sjellë një shqetësim jo të vogël dhe jo vetëm për Tomorrin, por për të gjithë Shqipërinë ku therjet e bagëtive bëhen në publik rrugëve.

http://respublica.al/artikuj/2013/08/25/tomorri-megjithese-ne-feste-i-ngjan-fushes-se-qerbelase-me-skena-makabre-kerme

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›