E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni Bler mbron vendimin për Irakun

Ai tha para një komisioni që po heton luftën në Irak se ajo që u tha në takim nuk ishte sekret se Sadam Husejnit duhej t'i tregohej vendi dhe "metoda për ta bërë këtë ishte e hapur".Ish-kryeministri u pyet dhe për pretendimin se Sadami mund të përdorte armët e shkatërrimit në masë brenda 45 minutave.Ai tha se "do të kishte qenë më mirë nëse "titujt në lidhje me të do të ishin korrigjuar".Toni Blair gjatë seancës së paradites mbrojti me pasion vendimin për të nisur luftën duke i deklaruar komisionit: "Kjo nuk ka të bëjë as me gënjeshtra, as me konspiracion, as me gënjeshtra e mashtrime"."Është një vendim. Dhe vendimi që duhej të merrja ishte, duke patur parasysh historinë e Sadam Husejnit, përdorimit nga ana e tij të armëve kimike, vdekjen e mbi 1 milionë njerëzve për shkak të tij, shkeljen dhjetëravjeçare të rezolutave të OKB-së, a mund të rrezikonim që ta lejonim këtë njeri t'i rivinte në përdorim programet e tij të armatimit apo ishte ky një rrezik i papërgjegjshëm për të na kaluar".Duke cituar në mënyrë të vazhdueshme nga deklarata dhe fjalimet e veta të së shkuarës, z. Blair iu përgjigj pyetjeve rreth marrëdhënieve të biznesit me George Bush, informatacionet e shërbimeve të zbulimit që u përdorën për të justifikuar luftën para publikut dhe përpjekjet e pasukseshme diplomatike në OKB që synonin shmangien e saj.Dëshmitarë të tjerë në hetim kanë sugjeruar se Bler i tha Bushit në takimin me të në prill të vitit 2002 në fermën e tij në Crawford, Texas, se Britania e Madhe do t'u bashkohej amerikanëve në luftë ndaj Irakut.Por z. Blair tha: "Ajo që po thosha unë- dhe nuk ishte incident që po e thosha privatisht, po e thosha në publik- ishte 'ne do të jemi me ju në konfrontimin dhe shmangien e këtij kërcënimi'. (bbc)                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›