Fushata, G99 në Krujë. Veliaj: E majta e bashkuar
Lëvizja “G99” ka vijuar turin elektoral në qytetin e Krujës nën ritmin e muzikës rrok. Kreu i kësaj force Erjon Veliaj është shprehur se e majta është e bashkuar për ndryshim dhe se në këtë mënyrë sipas tij do të fitohen edhe zgjedhjet e 28 qershorit.
KRUJË- Rrok dhe politik në turin elektoral të radhës të lëvizjes “G99” në qytetin e Krujës. Kreu i kësaj lëvizjeje Erjon Veliaj tha se ndryshe nga cthonë kundërshtarët politik e majta sot është e bashkuar dhe se në këtë mënyrë sipas tij do të fitohen edhe zgjedhjet e 28 qershorit. Në manifestimin në këtë qytet merrnin pjesë dy kandidatët për deputet Rudina Seseri e Partisë Socialiste dhe Milva Konomi e “G99”.
“Na thonë se nuk dimë të bëhemi bashkë për ndryshim, ne jemi bashkë për ndryshim. Ndaj në datën 28 qershor le ti tregojmë atyre që qeverisin në Tiranë se koha e tyre ka marrë fund”- theksoi Veliaj. (a.r/news24/balkanweb)