E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PLL, Spahiu prezanton kandidatët në Tiranë e Fier

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit Spahiu, në vijim të turit elektoral ka prezantuar kandidatët për deputet në Tiranë dhe Fier. Spahiu tha se programi i Partisë Lëvizja e Legalitetit afron shanse reale për rimëkëmbjen totale të bujqësisë. 

TIRANE/ FIER- Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu, prezantoi në njësinë bashkiake numër 10-të kandidaten për deputete të partisë së tij Zhaneta Ndregjoni, e cila kandidon nën siglën e kësaj partie për qarkun Tiranë.
Në turin e tij elektoral në Fier, Spahiu prezantoi kandidatin tjetër për deputet të partisë Muslim Murrizi. Spahiu tha se programi i Partisë Lëvizja e Legalitetit afron shanse reale për rimëkëmbjen totale të bujqësisë. “Ju bëj thirrje që me datën 28 qershor të votoni Partinë Lëvizja e Legalitetit me numër 13-të. Duke votuar PLL-në keni votuar edhe për koalicionin “Aleanca e Ndryshimit” keni votuar edhe për kryeministrin Berisha”- theksoi Spahiu. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›