Toni-Roma, 80% mundësi për t’u realizuar
Roma dhe Luka Toni mund të gjejnë një akord midis tyre. Bajerni i Mynihut është në dijeni të interesimit të verdhekuqve për ish-futbollistin e Fiorentinës. Këtë e pohon për “Romagiallorossa.com” Hoze Alberti, menaxheri i qendërsulmuesit të Bajernit: “Është një situatë, e cila ka 80% të mbyllet me sukses. Për momentin ka vetëm një interesim të Romës”.
“Si Bajerni, ashtu edhe vetë lojtari janë në dijeni të gjërave dhe Roma është duke pritur një përgjigje nga ana e bavarezëve. Toni ka shumë dëshirë të kthehet në Itali. Ai ka luajtur në Kampionatin Botëror të Gjermanisë në vitin 2006 së bashku me Totin dhe ky është një stimul më tepër për të. Toni dëshiron të rifitojë besimin e humbur në Gjermani,”- ka përfunduar deklaratën e tij Alberti.