Reali ul çmimin për Shnajder, mjaftojnë 15 milion euro
Orë vendimtare për Interin dhe Shnajder. Politika e pritjes, e ndjekur nga zikaltrit, tani po jep frutet e veta. Reali është i shtrënguar ta shesë mesfushorin për të rregulluar bilancet financiare dhe tani është i gatshëm ta ulë çmimin nga 25 në 15 milion euro, pagë e cila do të paguhet për një periudhë 3-vjecare. Tashmë Morati e ka në dorë: do të presë apo do të japë OK.
Në fakt, është vetëm çështje kohe. Interi po ia arrin qëllimit për të ulur çmimin e lojtarit. Drejtori teknik i Interit, Marko Branka do të takohet me presidentin Morati për të vendosur në lidhje me lojtarin. Sidoqoftë, Interi nuk nxiton: Realit i duhet ta shesë dhe për momentin, nuk ka asnjë lloj konkurrencë për shërbimet e holandezit.