E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Kuptohemi mirë me Xabin

Mesfushori brazilian Kaka thotë se ai tashmë po përshtatet me bashkëlojtarin e tij të ri të Real Madridit, Xabi Alonso.
Dy lojtarët luajtën së bashku kundër Real Sociedad gjatë fundjavës, dhe Kaka thotë për ish-lojtarin e Liverpoolit: "Është shumë lehtë të luash në këtë ekip me aq shumë kualitet. Xabi Alonso na ka dhënë shumë siguri ".
"Tashmë, gjëja më e rëndësishme është të gjejmë ekuilibrin e nevojshëm dhe mendoj se jemi të kompletuar kështu". "Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të shkëlqyeshme së bashku. Ekipi me Xabin ka pasur një posedim të lartë të topit dhe kjo është e rëndësishme", ka shtuar braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›