Toni, në janar te Roma
Klubi kryeqytetas ka mposhtur konkurrencën e Hamburgut, Atletiko Madridit dhe Dinamos së Moskës, që donin të merrnin shërbimet e bomberit 32-vjeçar. Roma do të paguajë vetëm rrogën e lojtarit deri në qershor. Në këtë mënyrë, formohet përsëri dyshja e sulmit që i dha Italisë titullin në Gjermani 2006, Toti-Toni.Luka Toni konsiderohej i pavlefshëm nga trajneri i Bajernit, Luis Van Gal dhe nga ana tjetër, kushti që tekniku i Italisë, Marçelo Lipi, u ka vënë kandidatëve për një vend në formacionin e tij, është se ata duhet të luajnë me klubet. Prandaj, zgjedhja e ish-sulmuesit të Fiorentinës për t’u rikthyer në Itali, ka të bëjë me objektivin për të bindur trajnerin azurr ta marrë me vete në Afrikën e Jugut.